LAJMI I FUNDIT:

Guardiola: Gara për titullin e Ligës Premier është e hapur

Guardiola: Gara për titullin e Ligës Premier është e hapur

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ishte i kënaqur me fitoren e tyre të thellë 4-0 në udhëtim te Brighton të enjten mbrëma.

City mori një fitore të lehtë te Brightoni falë dy golave të Kevin de Bruyne dhe nga një të Phil Foden dhe Julian Alvarez.


“Jap shumë merita sepse e njoh kundërshtarin me të cilin përballemi. Brighton ka qenë duke luftuar me shumë mungesa këtë sezon. Edhe pse ata ende luajnë me guxim dhe nuk dorëzohen kurrë, ata do të vazhdojnë ta bëjnë këtë”, ka thënë fillimisht Guardiola.

Fitore e thellë e Man Cityt në udhëtim te Brightoni - shton presionin mbi Arsenalin
Lexo po ashtu Fitore e thellë e Man Cityt në udhëtim te Brightoni - shton presionin mbi Arsenalin

“Por është një rezultat i mirë për ne, shumë i mirë. Ne shënuam katër gola, ky është çelësi. Ne folëm si ekip që nëse nuk do të kishim topin do ta vuanim. Lojtarët e bënë shumë mirë”.

“E thashë më parë, atë që kemi bërë në të kaluarën, nuk do të thotë se do ta bëjmë në të ardhmen. Kanë mbetur edhe pesë ndeshje, ne e dimë se diferencat janë shumë të ngushta. Duhet të fitojmë secilën ndeshje. Çdo ndeshje ne jemi më afër”.

Standings provided by Sofascore

I pyetur nëse titulli tani luftohet vetëm mes Manchester Cityt dhe Arsenalit, trajneri e shtoi edhe Liverpoolin.

“Nuk është. Ajo që ndodhi me Liverpoolin , dy humbje radhazi, mund të ndodhë me Arsenalin, mund të ndodhë me ne. Ajo që është e rëndësishme është që ne ende jemi atje. Ka shumë lojëra për të luajtur”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo thyen dy rekorde historike

Cristiano Ronaldo thyen dy rekorde historike

Ndërkombëtare
Mrekullia në barazhin në Bundesligë: Shkrinë humbjen 3-0 nga ndeshja e parë dhe mbeten në elitën e futbollit gjerman

Mrekullia në barazhin në Bundesligë: Shkrinë humbjen 3-0 nga ndeshja e parë dhe mbeten në elitën e futbollit gjerman

Bundesliga
Ibrahimovic i propozoi Milanit një emër të madh për stolin – pronarët e refuzuan atë menjëherë

Ibrahimovic i propozoi Milanit një emër të madh për stolin – pronarët e refuzuan atë menjëherë

Serie A
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi

Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi

Kombëtarja e Shqipërisë
Nga roli në skuadër te e ardhmja, pensionimi dhe zgjedhja për fituesin e Topit Artë – Modric tregon të gjitha

Nga roli në skuadër te e ardhmja, pensionimi dhe zgjedhja për fituesin e Topit Artë – Modric tregon të gjitha

La Liga
Sylvinho nuk e ftoi Myrto Uzunin në Euro, vjen reagimi i Granadas

Sylvinho nuk e ftoi Myrto Uzunin në Euro, vjen reagimi i Granadas

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori