LAJMI I FUNDIT:

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka komentuar seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në të cilën u përball presidentja Vjosa Osmani me homologun serb, Aleksnadar Vuçiq.

Në një shkrim në platformën “X”, ka thënë se Vuçiq, Osmani dhe Kurti duhet të lënë mënjanë ofendimet dhe provokimet e ndërsjella për të vendosur një nivel të respektit për palët në dialog.


“Të dyja palët duhet të ulen dhe të përpiqen të gjejnë zgjidhjen e duhur për çështjet që rëndojnë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Pacolli.

Ndaj tij, ka reaguar këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina.

Ai i tha se nëse Pacolli turpërohet nga e vërteta e historisë  së dhimbshme nga lufta e vitit 1999, kjo ka të bëjë me mungesën e respektit tënd ndaj shtetit të Kosovës dhe ndaj viktimave të regjimit serb.

“E vërteta jonë nuk është as ofendim e as provokim”, tha ai.

Sipas tij, fjalët e Pacollit janë ofendim dhe përçmim për Republikën e Kosovës, për mijëra viktima civile përfshirë fëmijë të djegur për së gjalli, për gjakun e dëshmorëve tanë dhe për gratë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës.

“Barazimi që ti ia bën propagandës serbe me të vërtetën e Kosovës, të dëshmuar edhe nga gjykata ndërkombëtare, është barazim i agresorit me viktimën, politikë e njohur serbo-ruse”, shkroi Kupina./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovës iu avancua statusi, por cili është roli dhe funksioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s?

Kosovës iu avancua statusi, por cili është roli dhe funksioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s?

Lajme
Asambleja e NATO-s voton pro avanicimit të statusit të Kosovës

Asambleja e NATO-s voton pro avanicimit të statusit të Kosovës

Lajme
Ministri i Mbrojtjes i gëzohet vendimit të sotëm: Kosova vetëm një hap larg anëtarësimit të plotë në NATO

Ministri i Mbrojtjes i gëzohet vendimit të sotëm: Kosova vetëm një hap larg anëtarësimit të plotë në NATO

Lajme
Kosova pritet të ketë 1.6 milion banorë

Kosova pritet të ketë 1.6 milion banorë

Lajme
Një i vrarë dhe dy të plagosur në Shkup

Një i vrarë dhe dy të plagosur në Shkup

Kronikë e Zezë
​Szunyog bën thirrje që Kosova të heq ndalimin e produkteve serbe

​Szunyog bën thirrje që Kosova të heq ndalimin e produkteve serbe

Lajme
Kalo në kategori