Humbën rrugën në fshatin Labovë e Madhe, Policia shpëton dy turistë gjermanë

Dy turistë gjermanë, të cilët kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit në zonën malore të fshatit Labovë e Madhe, Odrie, janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë.
Pas një telefonate për ndihmë rreth orës 21:00, shërbimet e Seksionit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” arritën të lokalizojnë turistët, të cilët kishin mbetur të izoluar në terrenin e vështirë për shkak të errësirës.
Pas ndërhyrjes së Policisë, dy turistët u transportuan në automjetin e tyre në fshatin Labovë e Madhe, në gjendje të mirë shëndetësore.
Ata kanë shprehur mirënjohjen e tyre për ndihmën e shpejtë.
Nga
Telegrafi
13/03/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































