LAJMI I FUNDIT:

Tentoi të fuste drogë brenda burgut – arrestohet e dyshuara në Dubravë

Tentoi të fuste drogë brenda burgut – arrestohet e dyshuara në Dubravë

Policia ka njoftuar se të martën është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta kishte tentuar të fuste drogë brenda Qendrës Korrektuese në Dubravë.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka tentuar të fus brenda burgut një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë e cila është sekuestruar dhe pas matjes ka rezultuar të jetë në peshë prej 51 gram”, thuhet në njoftim.


Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara dërgohet në mbajtje./Telegrafi/