LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se 210 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes në Shqipëri që nga fillimi i programit në vitin 2019

Më shumë se 210 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes në Shqipëri që nga fillimi i programit në vitin 2019

Që prej vitit 2019, programi i Bonusit të Bebes ka mbështetur prindërit që kanë sjell në jetë fëmijët e tyre.

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale bën me dije se më shumë se 210 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të këtij programi të qeverisë.

Edhe në buxhetin e këtij viti, Ministria e Shëndetësisë vijon të financojë Programin e Bonusit të Bebes me një vlerë prej 2.2 miliardë lekë në mbështetje të familjeve që jetojnë e kontribuojnë në Shqipëri.


Me anë të bonusit të bebes mbështeten familjet shqiptare në masën 40,000 lekë për lindjen e foshnjës së parë, në masën 80,000 lekë për foshnjën e dytë dhe 120,000 lekë për lindjen e foshnjës së tretë. /Telegrafi/