LAJMI I FUNDIT:

Orari i gjashtë xhirove të fundit në Superligën e Kosovës – Ballkani, Llapi apo Drita ka orar më të mirë

Orari i gjashtë xhirove të fundit në Superligën e Kosovës – Ballkani, Llapi apo Drita ka orar më të mirë

Kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje të sezonit 2023/24, Ballkani, Llapi dhe Drita do të vazhdojnë të luftojnë fuqishëm për titull.

Ilir Daja, Tahir Batatina dhe Zekirija Ramadani do të luftojnë për titullin e kampionit në këtë sezon, i cili mund të vendoset me foto-finish.

Kjo pasi, Ballkani është lideri me 60 pikë, ndërsa Llapi dhe Drita kanë nga 58 pikë, pra vetëm dy pikë diferencë.


Standings provided by Sofascore

Sa i përket orarit, kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund, të tri ekipet që po luftojnë për titull, kanë nga tri ndeshje në shtëpi dhe tri mysafir.

Por sa i përket përballjeve mes vete, do të takohen vetëm Llapi me Ballkanin dhe atë në xhiron e 35-të (të para fundit) në “Zahir Pajaziti.

Rezultatet dhe renditja pas javës së 30-të në Superligën e Kosovës – Ballkani lider, Drita dhe Llapi në ndjekje
Lexo po ashtu Rezultatet dhe renditja pas javës së 30-të në Superligën e Kosovës – Ballkani lider, Drita dhe Llapi në ndjekje

Ballkani ka udhëtime te Gjilani, Malisheva dhe siç e cekëm te Llapi, ndërsa pret në Suharekë Dukagjinin, Fushë Kosovën dhe Prishtinën.

Llapi luan mysafir te Prishtina, Gjilani dhe Liria, ndërsa pret në shtëpi Feronikelin, Malishevën dhe Ballkanin.

Në anën tjetër Drita do të udhëtojë te Dukagjini, Prishtina dhe Gjilani, ndërsa pret në shtëpi Malishevën, Foronikeli 74 dhe Fushë Kosovën.

Se kush do të shpallet kampion mbetet të shihet kur kanë mbetur edhe 18  pikë në lojë. Më poshtë keni të gjitha ndeshjet e mbetura të tre rivalëve për titull.


Orari i Ballkanit deri në fund

Gjilani – Ballkani

Ballkani – Dukagjin

Malisheva – Ballkani

Ballkani – Fushë Kosova

Llapi – Ballkani

Ballkani – Prishtina


Orari i Llapit deri në fund

Prishtina – Llapi

Llapi – Feronikeli

Gjilani – Llapi

Llapi – Malisheva

Llapi – Ballkani

Liria – Llapi


Orari i Dritës deri në fund

Dukagjini – Drita

Drita – Fushë Kosova

Prishtina – Drita

Drita – Feronikeli 74

Gjilani – Drita

Drita – Malisheva


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori