Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavror, ka paralajmëruar se Rusia synon të pushtojë qytetin e Kharkivit në verilindje të Ukrainës, duke e bërë atë zyrtarin e parë të lartë të Kremlinit që e shpalos një plan të tillë.
Gjatë një interviste me propagandistë shtetëror rus, Lavrov tha se qyteti i dytë më i madh ukrainas “ka një rol të rëndësishëm” dhe është në planet e presidentit rus, Vladimir Putin, për të krijuar një “zonë sanitare”.
Këtë e ka bërë të qartë edhe Moska e cila beson se mënyra e vetme për të mbrojtur territorin rus është përmes krijimit të një zone sanitare, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.
“Në sfondin e sulmeve me dronë dhe granatimeve të territorit tonë, objekteve publike, ndërtesave të banimit, duhet të merren masa për t’i siguruar këto territore”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Ndryshe, Rusia ka shtuar sulmet e saj drejt Kharkivit, në atë që zyrtarët besojnë se është një përpjekje për të marrë qytetin.
Por, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, Oleksandr Syrskyi, ka njoftuar se planet ruse për të sulmuar Kharkivin nuk po injorohen nga trupat ukrainase, dhe se ata po përgatiten për një ngjarje të tillë.
“Ne po kryejmë një sërë punimesh për fortifikimin e territoreve dhe pozicioneve dhe po planifikojmë pozicionimin e trupave në rast sulmi”, tha Syrskyi.
Ndryshe, Rusia ka humbur pothuajse të gjithë territorin në rajonin e Kharkivit pas avancimit të Ukrainës në kundërsulme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Turbulenca të forta gjatë udhëtimit me aeroplan Londër-Singapor, humb jetën një person dhe mbi 30 të lënduar
Iranianët dalin në rrugë për t’i dhënë lamtumirën e fundit presidentit Ebrahim Raisi
Kur një autoblindë 70-vjeçare ruse BTR-50 sulmon trupat ukrainase, është një lajm i keq për Moskën
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251