LAJMI I FUNDIT:

Sulm me raketa në Krime, goditet një anije

Sulm me raketa në Krime, goditet një anije

Mediat ruse dhe disa kanale në Telegram kanë raportuar për shpërthime në qytetin e Sevastopolit në Krimenë e pushtuar nga rusët.

Në anën tjetër edhe autoritetet ruse pranuan se një anije është sulmuar me raketa, transmeton Telegrafi.


Si pasojë e këtij sulmi, ura e Krimesë është mbyllur për qarkullim, kurse shpërthimet janë dëgjuar edhe në gjirin e Sevastopolit.

Inteligjenca britanike thotë se ukrainasit kanë rrëzuar një aeroplan bombardues të ushtrisë ruse
Lexo po ashtu Inteligjenca britanike thotë se ukrainasit kanë rrëzuar një aeroplan bombardues të ushtrisë ruse

Rusët thanë se anija u godit me raketa, ndërsa deri më tani ukrainasit nuk e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.

Një video amatore shfaq tymin e zi duke u ngritur në qiell dhe një anije të përfshirë nga zjarri. /Telegrafi/