LAJMI I FUNDIT:

Ndeshja e ndërprerë shkaku i rastit shqetësues të yllit të Romës, reagon Udinese

Ndeshja e ndërprerë shkaku i rastit shqetësues të yllit të Romës, reagon Udinese

Udinese i ka dërguar një mesazh mbështetjeje mbrojtësit të Romës, Evan Ndicka, i cili u rrëzua në fushë me dhimbje gjoksi gjatë përplasjes së Serie A mes dy skuadrave të dielën, e cila çoi në pezullimin përfundimtar të lojës.

“Ne jemi me ty, Ndicka”, ka postuar Udinese në kanalet e tyre zyrtare në rrjetet sociale të klubit.


Ndicka u rrëzua në fushë pas rreth 70 minutash aksioni në Stadio Friuli të dielën në mbrëmje, pasi kishte shtrënguar gjoksin në momentet e mëparshme.

Dalin rezultatet e EKG-së së Evan Ndicka - situatë shqetësuese te Roma
Lexo po ashtu Dalin rezultatet e EKG-së së Evan Ndicka - situatë shqetësuese te Roma

Stafi mjekësor u thirr menjëherë në fushë dhe me një barelë e larguan Ndickan menjëherë më pas.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ishte në gjendje t’i përshëndesë tifozët teksa po largohej nga fusha e lojës.

Gjyqtari Luca Pairetto vendosi të respektojë dëshirat e lojtarëve dhe stafit stërvitor dhe përfundimisht i largoi të gjithë nga fusha pas një ndërprerjeje prej më shumë se 15 minutash.

Roma ka lëshuar një deklaratë që konfirmon se Ndicka është në vetëdije dhe se ai është dërguar në spital për trajtim të mëtejshëm. /Telegrafi/