Simfonia e De Rossit jehon edhe në “San Siro”, Roma mposht Milanin si mysafir
Roma ka marr një fitore të madhe në udhëtim te Milani me rezultat 1-0 në kuadër të çerekfinales së parë në Ligën e Evropës.
Ndeshja ishte e bukur dhe me raste. Milani rrezikoi fillimisht me Tijjani Reijnders, por Mile Svilar ishte në vend.
Roma kishte rast të mirë me Stephan El Shaarawy, por edhe goditja e këtij të fundit u ndal nga Mike Maignan.
Goli erdhi në minutën e 17-të, kur Paulo Dybala harkoi bukur në zonë, ndërsa me kokë shënoi Gianluca Mancini për 1-0.
Mancini opens the score vs Milan #MilanRomahttps://t.co/WKmhy0UIgi
— Football World ⚽ (@xFootballWorld_) April 11, 2024
Milani tentoi të reagonte menjëherë, por një gjuajtje e bukur e Olivier Giroud u ndal nga portieri mysafir.
Edhe Roma kishte rast në minutën e 38-të, por El Shaarawy u ndal sërish nga Maignan.
Tijjani Reijnders kishte rastin e fundit në pjesën e parë, por Svilar sërish bëri pritje të bukur.
Në pjesën e dytë, duke parë rezultatin, Milani shtoi trysnin drejt mbrojtjes së Romës, e cila u mbajt shumë mirë.
Tijjani Reijnders kishte rast të mirë në minutën e 72-të, ndërsa tre minuta më pas Yacine Adli gjuajti bukur, por në të dyja rastet Svilas ishte në vend.
Më së afërti të shënonte ishte Olivier Giroud, i cili në minutën e 87-të, goditi shtyllën duke mos arritur të shënonte nga afër.
Deri në fund nuk kishte gola dhe Roma e Daniele de Rossit mori një fitore të madhe që e afron me gjysmëfinalen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Toni Kroos njofton ma anë të një deklarate emocionuese vendimin tronditës për t’u pensionuar nga futbolli
Laura Fazliu mposhtet në çerekfinale të Botërorit, të bronztën e kërkon me anë të repesazhit
Liverpooli kërkon transferimin e ‘Modricit të ardhshëm’ si nënshkrimi i parë i Arne Slot
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251