Gabimi skandaloz i gjyqtarit: Mbrojtësi i Arsenalit e kapi topin me dorë në zonë dhe nuk u akordua penallti
Arsenali dhe Bayern Munich kanë luajtur baras 2-2 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve të zhvilluar në Emirates.
Megjithatë një gabim skandaloz ka ndodhur nga gjyqtari kryesor i ndeshjes, por edhe nga dhoma e VAR-it që nuk sinjalizoi për penallti
Ishte minuta e 66-të e ndeshjes, kur portieri i Arsenalit, David Raya pasoi te mbrojtësi brazilian Gabriel dhe ky i fundit kapi topin me dorë dhe e rikthen atë përsëri te Raya.
Futbollistët e Bayernit protestuan, por gjyqtari nuk vendosi të akordonte penallti.
Kjo ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale, ku po konsiderohet si një gabim skandaloz nga gjyqtari kryesor suedezi Glenn Nyberg. /Telegrafi/
🚨| Gabriel Handball incident (Longer Video) pic.twitter.com/FfPhNrsUij
— Football Gossips (@FballGossips) April 9, 2024
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251