Xhiroja e 26-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut solli shumë surpriza mes ekipeve që garojnë për titullin dhe kryesisht ato shqiptare.
Struga Trim Lum u mund nga Vardari, ndërsa Shkupi u mposht nga Bregallnica në Shtip. Humbjet e Strugës dhe Shkupi, nuk arriti ti shfrytëzojë Shkëndija që nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1 ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit.
Në këtë situatë, renditja tabelare nuk pësoi ndryshime, duke lënë që Struga të vazhdojë në krye me 54 pikë dhe Shkupi në vend të dytë me katër pikë më pak dhe Shkëndija e treta me 49 pikë në konto.
Sileksi vjen në vendin e katërt me 37 pikë dhe pas vetes ka Tikveshin me një pikë më pak. Gostivari që gjithashtu barazoi në xhiron e fundit, mban vendin e gjashtë me 33 pikë, tre më shumë se Brera Strumica në vendin e shtatë.
Skuadra e Vardarit ka marrë pozitën e tetë me 29 pikë, një më shumë se Rabotniçki dhe Voska Sport që kanë nga një pikë më pak (28 pikë).
Dy vendet e fundit në renditje mbahen nga Makedonija Gjorçe Petrov dhe Bregallnica e Shtipit, me nga 25 pikë secila.
Kampionati më i mirë i Maqedonisë së Veriut vazhdon me xhiron e 27-të në program 14 prill. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E ka fituar Ligën e Kampionëve, por një tjetër trofe e bënë më së shumti krenar Pep Guardiolan
Spektakël në TD Garden, Boston Celtics mposht Indianan pas vazhdimeve dhe merr fitoren e parë në finalen e Konferencës
Atalanta dhe Bayer Leverkusen përballen sot në finalen e Ligës së Evropës: Bergamaskët për trofeun e parë, kampioni gjerman për ta ndjekur ‘tripletën’
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251