Franca po trajnon trupat ukrainase në Poloni përmes një misioni të BE-së për të përmirësuar aftësitë kryesore të tyre në fushëbetejë.
Bëhet e ditur se trajnimi i trupave franceze i ofruar për homologët e tyre ukrainas po zhvillohet në kuadër të Misionit të Ndihmës Ushtarake të BE-së (EUMAM).
“Ne po i afrohemi treçerekut të stërvitjes. Nuk jemi ende në fund, por po punojmë me ushtrime pak më komplekse, ku shkojmë përtej aftësive bazë”, tha nënkoloneli Louis, mbiemri i të cilit nuk është bërë i ditur për arsye sigurie.
“Ne po fillojmë të punojmë me manovra”, shtoi Louis duke theksuar se për qëllim kanë që t’i mësojnë ukrainasit të komandojnë njësinë e tyre dhe të përmirësojnë çdo gabim që mund të bëjnë.
Raportohet se ky është batalioni i katërt ukrainas që trajnohet nga ushtria franceze në Poloni, pas më shumë se 10 mijë trupave të tjera, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Ndërsa 24 shtetet anëtare të BE-së që marrin pjesë në EUMAM deri më tani kolektivisht kanë trajnuar 46 mijë ushtarë ukrainas dhe secili prej tyre ka ofruar trajnime të ndryshme bazuar në nevojat e Ukrainës.
Madje, vetëm Mbretëria e Bashkuar ka trajnuar 36 mijë trupa në territorin e saj.
Ndryshe, stërvitja franceze ka të bëjë me bazat e këmbësorisë, duke përfshirë mënyrën se si të gjuajnë me armë, të deshifrojnë hartat, të mbajnë një pozicion mbrojtës, të japin kujdesin bazë mjekësor, të drejtojnë automjete dhe më e rëndësishmja, të dinë se kush duhet të bëjë çfarë dhe kur.
“Fjala kyçe për instruktorët francezë është përshtatshmëria”, ka theksuar koloneli Antoine Laparra, përfaqësues i lartë kombëtar i Francës për EUMAM.
Një prej vështirësive me të cilën përballen trupat franceze është që ata duhet të përshtaten me nivelin e ushtarëve që dërgon Ukraina pasi disa prej tyre nuk e kanë parë kurrë vijën e frontit.
“Nëse trajnimi nuk iu përshtatet, do të na thonë sepse nuk kanë kohë për të humbur. Ukrainasit ndonjëherë janë shumë të prerë dhe thonë se nuk e duan më këtë. Pra, kur nuk iu pëlqen, ne e kuptojmë shumë shpejt”, shtoi Laparra.
E se ky mision është mjaft i rëndësishëm për Ukrainën ka deklaruar edhe Ministria e Mbrojtjes së vendit.
“Është shumë e rëndësishme të vazhdohet trajnimi i personelit ushtarak ukrainas në kuadër të këtij misioni. Kjo u mundëson mbrojtësve ukrainas të zotërojnë armët dhe pajisjet moderne për të zmbrapsur në mënyrë efektive agresionin rus. Gjatë rrjedhës së aktiviteteve të EUMAM-it, ne kemi identifikuar disa aspekte për të përmirësuar efektivitetin e trajnimit. Për shembull qasja. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për të përmbushur nevojat ekzistuese të mbrojtjes, por edhe për të zhvilluar aftësitë e ardhshme të Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës”, deklaroi ministria.
Batalionet ukrainase që po stërviten për momentin përbëhen nga njerëz që kanë qenë pjesë e fushëbetejave që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt të vitit 2022 e deri te ata që nuk kanë parë beteja kurrë, por tani e gjejnë veten në këto pozicione.
Në atë që francezët po u mësojnë ukrainasve ka shumë pak pajisje dhe armë të shtrenjta, me arsyen se shumica e forcave ushtarake nuk do të kenë qasje në to. Ata po stërviten me mjete të cilat mund t’i posedojnë lehtësisht.
Edhe pse Ukraina ka mungesë të armatimit dhe municionit pasi paketa e ndihmës së SHBA-së ka ngecur në Kongres, trupat e saj ushtarake do të vazhdojnë të përgatiten profesionalisht nga vendet perëndimore.
“Objektivi ynë është t’u japim atyre aftësinë për t’i përballuar sulmeve, pavarësisht nëse janë në vështirësi. Ne me të vërtetë u japim atyre çelësat dhe bazat që u mundësojnë të rezistojnë dhe të ecin përpara”, tha kolonel Laparra.
“Ushtarët ukrainas që godasin objektivat 100 metra larg, ky tashmë është një sukses. Ne e dimë se si rezultat, gëzhojat që do të gjuhen do jenë efektive. Dhe është e njëjta gjë vlen edhe për mortajat. Kjo do ta bëjë municionin e shkrepur fitimprurës”, shtoi koloneli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBiden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje