LAJMI I FUNDIT:

Tahir Batatina takohet me drejtues të Slavia Pragës, tregon interesimin për tre lojtarë dhe bashkëpunimin në të ardhmen

Tahir Batatina takohet me drejtues të Slavia Pragës, tregon interesimin për tre lojtarë dhe bashkëpunimin në të ardhmen

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka mbajtur gjatë ditës së sotme (e premte) një takim me drejtorin sportiv të klubit të njohur çek, Slavia Praga, Jiri Bilek, ku është folur për interesimin që kanë ata për tre futbollistë të klubit nga Podujeva, por edhe bashkëpunimin mes dy klubeve në të ardhmen.

Drejtuesit e Llapit dhe në veçanti trajneri Batatina po punojnë fuqishëm në ngritjen e klubit llapjan në nivelet më të larta.


Pas luftës për titull që po bëjnë këtë sezon, Llapi synon gjithashtu të jetë ‘derë e hapur’ për shitjen e futbollistëve në klubet evropiane.

Rrethi i fundit në Superligën e Kosovës – kush ka orar më të mirë mes Llapit, Ballkanit dhe Dritës?
Lexo po ashtu Rrethi i fundit në Superligën e Kosovës – kush ka orar më të mirë mes Llapit, Ballkanit dhe Dritës?

Për të bërë të mundur këtë, faqja zyrtare e Llapit ka njoftuar se trajneri Batatina është takuar me drejtorin sportiv të Slavia Pragës dhe disa menaxher futbollistësh.

“Kryetrajneri i ekipit tonë, Tahir Batatina gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me Jiri Bilek, Drejtor Sportiv i Slavia Pragë, Milan Martinovič, menaxher ndërkombëtar kroat si dhe Agim Saraçi, menaxher shqiptar në Çeki ku ka diskutuar detaje rreth bashkëpunimit mes Slavia Pragë dhe KF Llapi”.

Befason Batatina, thotë se ka tri oferta në tavolinë - dy nga to prej Superligës së Turqisë
Lexo po ashtu Befason Batatina, thotë se ka tri oferta në tavolinë - dy nga to prej Superligës së Turqisë

“Ndër të tjerash, sipas Batatinës në këtë takim u konfirmua se klubi Slavia Praga është e interesuar për tre futbollistë të klubit tonë dhe do vijoj interesimin edhe për futbollistë tjerë gjatë muajve në vijim që më pas të arrihet edhe ndonjë marrëveshje finale”.

“Në fund palët u dakorduan që kryetrajneri Batatina të udhëtoj pas përfundimit të kampionatit për vizitë tek Slavia Pragë që të diskutohen detaje edhe më të rëndësishme të bashkëpunimit”, thuhet në njoftimin e Llapit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Isha absolutisht i vdekur" - fjalët e Jude Bellingham pas ndeshjes me Sllovninë shqetësojnë fansat anglez

Përfaqësueset
UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

Kombëtarja e Shqipërisë

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Milan dhe Newcastle bisedojnë për tre lojtarë

Milan dhe Newcastle bisedojnë për tre lojtarë

Premier League
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga
Arda Guler kryeson para Ronaldos, Bellingham dhe Mbappe sa i përket ndjekësve të ri në Instagram në Euro 2024

Arda Guler kryeson para Ronaldos, Bellingham dhe Mbappe sa i përket ndjekësve të ri në Instagram në Euro 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori