LAJMI I FUNDIT:

Befason Batatina, thotë se ka tri oferta në tavolinë – dy nga to prej Superligës së Turqisë

Befason Batatina, thotë se ka tri oferta në tavolinë – dy nga to prej Superligës së Turqisë

Llapi është një ndër ekipet më në formë këtë sezon në elitën e futbollit kosovar dhe me shumë meritë po udhëheq tabelën në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Një ndër personat që ka më së shumti merita për këtë është padyshim edhe trajneri Tahir Batatina.


Në një intervistë për mediumin shqiptar Ora News, Tahir Batatina foli për gjithçka: nga objektivat e Llapit këtë sezon, deri tek forma e sulmuesit Muhamet Hyseni dhe mbrojtësit Ilir Krasniqi si dhe ofertat që tekniku llapjan i ka marrë së fundmi.

Batatina gjatë intervistë konfirmoi se ai ka dy oferta në tavolinë, njëra nga to vjen nga Superliga e Turqisë ku sipas tij Sivasspori ka shprehur interesim për të siguruar shërbimet e tij.

Rrethi i fundit në Superligën e Kosovës – kush ka orar më të mirë mes Llapit, Ballkanit dhe Dritës?
Lexo po ashtu Rrethi i fundit në Superligën e Kosovës – kush ka orar më të mirë mes Llapit, Ballkanit dhe Dritës?

Oferta tjetër sipas Batatinës vjen nga Arabia Saudite, të cilët sipas tij kanë hulumtuar rreth profilit të tij dhe i kanë kërkuar që të takohen.

“Kam dy oferta nga Turqia. Pas përfundimit të kampionatit kosovar kam mbetur të analizojë ofertat bashkë me menaxherin tim. Sivasspori ka sjellur një ofertë që e kam unë për momentin, ofertë zyrtare. Kemi edhe një skuadër jashtë Turqisë”, ka thënë fillimisht Batatina.

“Sot më erdhi një njoftim nga menaxheri im, se një skuadër nga Arabia Saudite ka bërë një hulumtim për mua dhe ka kërkuar takim me mua diku në Turqi, por kam thënë se pa e përfundu kampionatin nuk lëvizi nga Kosova, ta mbylli me Llapin – e pastaj jam gati të marrë ndonjë skuadër në Europë, të tregojë vlerat e mija si trajner, e cilësinë që mund ta shfaqi”, përfundoi ai.

Pjesën kur Batatina flet për ofertat që ka marrë mund ta ndiqni duke klikuar KËTU nga minuta 12:26./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Bundesliga
Kalo në kategori