LAJMI I FUNDIT:

“Ai është një gënjeshtar patologjik”, Tebas sulmon Rubialesin mes hetimeve për korrupsion

“Ai është një gënjeshtar patologjik”, Tebas sulmon Rubialesin mes hetimeve për korrupsion

Këtë javë, Luis Rubiales u kthye në Spanjë nga Republika Dominikane dhe ai u dërgua menjëherë në paraburgim mes hetimeve në vazhdim për korrupsionin e dyshuar në Federatën Spanjolle të Futbollit, ku ai ishte president.

Rubiales po hetohet si pjesë e kësaj, me një nga fushat që pretendohet se është marrëveshja që pa që Superkupa e Spanjës të transferohej në Arabinë Saudite në vitin 2020.


Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, i ka mirëpritur këto hetime dhe ai shfrytëzoi një mundësi tjetër për të goditur Rubiales, me të cilin u përplas në disa raste gjatë viteve.

“Nuk më lënë të punoj”, Luis Rubiales thyen heshtjen mes skandaleve të vazhdueshme
Lexo po ashtu “Nuk më lënë të punoj”, Luis Rubiales thyen heshtjen mes skandaleve të vazhdueshme

“Kam vite që denoncoj atë që po ndodh në Federatë dhe me disa drejtorë, jo të gjithë. Duhet të kishte ndodhur më herët dhe disa autoritete do të kishin marrë masat që duhej të merrnin me ankesat e bëra”, ka thënë fillimisht Tebas për Sport.

“Por, është mirë sepse na mundëson të përballemi me më shumë optimizëm të ardhmen e institucionit amë të futbollit që është Federata, sepse një pjesë e madhe e atyre që e kanë korruptuar atë institucion nuk janë më”.

“Kam parë një përmbledhje (të Rubiales) dhe mendoj se është përcaktuar shumë mirë nga xhaxhai i tij Juan. Ai është një gënjeshtar patologjik. Ata prej nesh që e njohin e kanë ditur këtë për një kohë të gjatë”, përfundoi i pari i La Ligas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Kalo në kategori