LAJMI I FUNDIT:

Ligji i ri, 50 euro gjobë për këmbësorët që kalojnë rrugën me telefon në dorë apo dëgjuese në vesh

Ligji i ri, 50 euro gjobë për këmbësorët që kalojnë rrugën me telefon në dorë apo dëgjuese në vesh
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka treguar se cilat janë gjobat për shoferët të cilën përdorin telefonat sa janë duke lëvizur me vetura e tyre në trafikun rrugor dhe për këmbësorët të cilët përdorin telefonin dhe mbajnë dëgjuese në veshë sa janë duke kaluar rrugën apo shiritin për biçikleta. 

Policia e Kosovës përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se shoferit të mjetit me veprim motorik gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit.


Sipas tyre, mosrespektimi i kësaj rregulle ndëshkohet me masë dhe gjobë.

Pa rrip të sigurimit, pa regjistrim të veturës e me telefon - Policia shqipton gjobat e para me Ligjin e ri
Lexo po ashtu Pa rrip të sigurimit, pa regjistrim të veturës e me telefon - Policia shqipton gjobat e para me Ligjin e ri

“ Një pikë negative dhe gjobë prej 100 eurosh, kur vepron për herë të parë në shkelje të rregullit, dy pikë negative, muaj ndalesë në drejtim të mjetit motorik dhe 200 euro gjobë kur vepron për herë të dytë  tre pikë negative, gjashtë muaj ndalesë në drejtim të mjetit motorik dhe 500 euro gjobë kur vepron për herë të tretë”, thuhet në postim.

Policia përmes njoftimit ka bërë të ditur se edhe këmbësorëve iu ndalohet përdorimi i telefonit dhe dëgjuesve në veshë gjatë kalimit të rrugës, të shiritit, të shtegut të biçikletave ose të binarëve.

“Këmbësorë: Gjatë kalimit të rrugës, të shiritit apo të shtegut të biçikletave ose të binarëve, këmbësorit nuk i lejohet përdorimi i telefonit mobil, shfrytëzimi i dëgjueseve në veshë apo i pajisjeve të tjera të ngjashme që mund ta hutojnë.

Mosrespektimi i kësaj rregulle ndëshkohet me gjobë (50) euro, këmbësori i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij rregulli.

Mos përdor telefonin dhe mjete të tjera hutuese përderisa jeni pjesë e trafikut!

Mos rrezikoni jetën tuaj dhe të të tjerëve”, shkruhet në postim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori