Peja është kualifikuar direkt në gjysmëfinale të “Play-off”-it, pasi fitoi ndaj Bashkimit 79:85 (19:25, 18:15, 13:29, 29:16), në javën e 28-të të Prince Caffe Superligës, sfidë që u zhvillua në Pejë.
Pejanët e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi prej dhjetë pikësh në çerekun e parë, 15:25, derisa kjo pjesë përfundoi 19:25.
Prizrenasit u rikthyen furishëm në periudhën e dytë për të bërë përmbysjen në 35:32, kurse pjesa e parë përfundoi 37:40.
Kampionët e Kosovës ishin të jashtëzakonshëm në periodën e tretë, për tu shkëputur në 48:69, derisa deri në fund ruajtën epërsinë dhe fituan 79:85.
Te Bashkimi u dallua Lejson Zeqiri me 21 pikë e shtatë kërcime, derisa te Peja u dalluan Jimmy Hall me 19 pikë e pesë kërcime dhe Jetmir Zeqiri me 15 pikë, tri kërcime e katër asistime.
Peja e përfundon edicionin e rregullt në vendin e dytë, duke u kualifikuar direkt në gjysmëfinale me 19 fitore e nëntë humbje, kurse Bashkimi në vendin e gjashtë me 11 fitore e 17 humbje. Prizrenasit në çerekfinale të “Play-offit” do të ndeshen me Golden Eagle Yllin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251