LAJMI I FUNDIT:

Kurti në Lybeniq: Të adresohen me urgjencë krimet e kryera gjatë luftës

Kurti në Lybeniq: Të adresohen me urgjencë krimet e kryera gjatë luftës

Sot përkujtohet masakra e Lybeniqit të Pejës, ku forcat e regjimit serb, 25 vjet më parë, vranë 79 civilë të këtij fshati.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës në fshatin Lybeniq të Pejës, bëri homazhet pranë lapidarit të 79 banorëve të vrarëve të këtij fshati.


Kurti tha se ushtarët serbë ndanë gratë fëmijët dhe të moshuarit, që i urdhëruan të niseshin për në Shqipëri, kurse burrat i mbajtën aty.

“Sipas skenarit të krimit, ushtarët serbë  ndanë gratë fëmijët dhe të moshuarit, që i urdhëruan të niseshin për në Shqipëri, kurse burrat i mbajtën aty. Xhamia e Lybeniqit atë ditë u kthye në një vend krimi, ku ushtarët serbë shtinë me armë automatiku në mënyrë të përsëritur që askush të mos mbetej i gjallë”, tha Kurti.

Kreu i qeverisë kërkoi nga sistemi i drejtësisë një adresim me urgjencë të rasteve të kryera gjatë luftës, për çka si tha ai dëshmitarët janë gjithnjë e më të moshuar.

“Shpresoj të deponohen sa më shumë dëshmi për krimet e kryera këtu në Kosovë. Ndërkaq sistemi të drejtësisë nga këtu i bëj thirrje edhe një herë për adresim me urgjencë të rasteve të kryera gjatë luftës, sepse këto krime asnjëherë nuk janë vjetruar, por dëshmitarët janë gjithnjë e më të moshuar. Në Policinë e Kosovës në të kaluarën krimet e luftës janë trajtuar në kuadër të  hetimeve të krimeve të rënda”.

“Kemi mundësuar gjykimin në mungesë të kriminelëve të luftës, madje që në vitin 2019. Gjatë këtij mandati kemi bërë ndryshime të nevojshme ligjore që kriminelët serbë të luftës të përballen me drejtësinë, sepse këto krime, përveç se nuk falen, as nuk vjetrohen kurrë. E për t’u dokumentuar me saktësi të gjitha krimet kemi funksionalizuar Institutin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, për të cilën janë hapur, tashmë, 25 pozita të ekspertëve dhe zyrtarëve që do të punojnë”, ka thënë Kurti./rtk/

Në trend Lajme

Më shumë
Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Lajme
Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa njohjen e Kosovës de facto nga Serbia

Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa njohjen e Kosovës de facto nga Serbia

Politikë
Berisha: Takimi me Martin Berishajn nuk e ndryshon qëndrimin tim për aferën GEN

Berisha: Takimi me Martin Berishajn nuk e ndryshon qëndrimin tim për aferën GEN

Lajme
Kryeministri serb: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën

Kryeministri serb: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën

Lajme
Arrestohen dy të dyshuar për hedhjen e granatës nëntorin e vitit 2023 në Prishtinë

Arrestohen dy të dyshuar për hedhjen e granatës nëntorin e vitit 2023 në Prishtinë

Drejtësi
Si u nxor nga konteksti fjalia ku Edi Rama e përmendi SHBA-në si “një nga tri të këqijat e botës”?

Si u nxor nga konteksti fjalia ku Edi Rama e përmendi SHBA-në si “një nga tri të këqijat e botës”?

Lajme
Kalo në kategori