LAJMI I FUNDIT:

Miratimi i opinionit të Bakoyannis për anëtarësimin e Kosovës në KiE, propozimi i PDK-së për zgjedhjet dhe intervistimi i ambasadorit Berishaj – lajmet e javës

Miratimi i opinionit të Bakoyannis për anëtarësimin e Kosovës në KiE, propozimi i PDK-së për zgjedhjet dhe intervistimi i ambasadorit Berishaj – lajmet e javës

Javën që po lëmë pas vendi kaloi me sukses fazën e votimit në Komisionin për Politikë dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, pasi u miratuar raporti (draft-opinioni) i Dora Bakoyannis që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Po gjatë javës janë shpeshtuar deklaratat lidhur me mundësinë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës ka sugjeruar një datë si dhe ka prezantuar kandidatin për kryeministër.

Të premten Prokuroria Speciale e Kosovës ka intervistuar ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj lidhur me një aferë.


Kosova një hap para anëtarësimit në Këshill të Evropës

Të mërkurën Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka miratuar raportin (draft-opinionin) e Dora Bakoyannis.

Raporti u miratua me 31 vota për, 4 kundër dhe një abstenim.

Raporti i ish ministres së Punëve të Jashtme të Greqisë, aktualisht raportuese për Komisionin e Çështjeve Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës thotë që Asambleja i rekomandon Komitetit të Ministrave që ta ftojnë Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini
Lexo po ashtu Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Pas miratimit në Komision, draft opinioni duhet të diskutohet dhe miratohet nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës që pritet më 18 prill.

Ndërkaq, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, që ishte i pranishëm në takim, ka treguar detaje nga votimit atje.

“Në Komitet deputetët ishin të ndarë. Në njërën anë, Serbia kundërshtonte dhe në anën tjetër kishte pothuajse konsensus në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës”, shkroi ai në X.

Kosova ka aplikuar në majin e vitit 2022 për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve dhe deklaratat e kandidatit për kryeministër

Partia Demokratike e Kosovës gjatë javës propozoi 9 qershorin, si datë për zgjedhje të parakohshme në vend, në kohën kur janë shtuar zërat për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Kjo parti po ashtu ka votuar Kryesinë e re, gjersa në mbledhja janë diskutuar edhe zhvillimet e fundit politike në vend dhe ato brenda partiake.

PDK ka bërë të ditur se kandidati i tyre për kryeministër do të jetë Bedri Hamza.

E pasi kjo parti njoftoi se Hamza do të jetë kandidat për kryeministër, është deklaruar vetë ai.

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë
Lexo po ashtu Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Kandidati i PDK-së ka thënë se është më i mirë se kryeministri aktual, Albin Kurti, pasi sipas tij, kudo që ka qeverisur ka dhënë rezultate më të mira.

Tutje, kandidati i PDK-së foli edhe për atë se pse ai është kryeministër më i mirë se kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke thënë se ka përvojë më të gjatë në institucione.

Për sa i përket kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, pavarësisht se për disa kohë ishte ministër i qeverisë së tij, Hamza tha se ai këtë herë nuk do të jetë në krye të qeverisë.

Intervistimi i ambasadorit Berishaj dhe veprat penale për të cilat dyshohet

Me orë të tëra të premten Prokuroria Speciale e Kosovës ka intervistuar në Prishtinë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Intervistimi i ambasadorit Berishaj ka nisur në orët e hershme të mëngjesit, diku rreth orës 08:30, gjersa ka përfunduar në orët e pasdites.

Abdixhiku për Berishajn: Njeriu që ka mbrojtjen e Qeverisë, po intervistohet në Prokurori Speciale
Lexo po ashtu Abdixhiku për Berishajn: Njeriu që ka mbrojtjen e Qeverisë, po intervistohet në Prokurori Speciale

Pas intervistimit, Prokuroria ka njoftuar se ambasadori, i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervistuar me ftesë të Prokurorisë Speciale, me dyshimet për veprat penale ‘’Shpëlarja e parave’’, ‘’Shmangia nga tatimi’’ dhe ‘’Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

“Po ashtu, ju njoftojmë se ambasadori Martin Berishaj, edhe më herët është ftuar për intervistim, por vet Berisha kishte kërkuar nga Prokuroria Speciale që të shtyhet intervistimi, për shkak të angazhimit të tij si ambasador”.

Ndryshe, më herët ishte raportuar për një aferë financiare të ambasadorit Martin Berishaj në Slloveni. Berishaj shërben si ambasador i Kosovës në Kroaci që nga viti 2021. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori