LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku për Berishajn: Njeriu që ka mbrojtjen e Qeverisë, po intervistohet në Prokurori Speciale

Abdixhiku për Berishajn: Njeriu që ka mbrojtjen e Qeverisë, po intervistohet në Prokurori Speciale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka komentuar intervistimin e ambasadorit Martin Berishaj nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Abdixhiku, përmes një video-postimi, ka thënë se “Njeriu që ka marr të gjithë mbrojtjen e të gjithë Qeverisë po intervistohet sot nga ora 8 e mëngjesit në Prokurori Speciale”.


“Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj ishte ndërmjetësues në blerjen e energjisë, për këtë kishte marr plot 1.5 milionë euro para këtu në Prishtinë. Para Komisionit Hetimor në Parlament që kishim bërë ne, kishte fshehur edhe të gjithë pasurinë”, ka thënë Abdixhiku, transmeton Telegrafi.

Më tej kreu i LDK-së ka thënë se “për të gjitha këto vepra kishte marr mbështetjen blanko të Qeverisë. Dhe teksa flasim për mafinë energjetike, sot,  jo më larg se një ditë pas diskutimit në Kuvend, Korporata Energjetike ka shtuar edhe dy tenderë sekret”.

“Sot janë nënshkruar 2 tenderë sekret, në vlerë prej gjysmë milioni euro. Partia në pushtet bëri një arsyetim. Nxori një poster nga numrat e të kaluarës, kështu po na thotë hajna ata, hajna edhe ne. Por hajnat janë të njëjtë. Keqpërdorimi i parasë publike ka një përfundim. Përgjegjësi të plotë para ligjit. Për këtë do të jemi pakompromis!”, ka thënë Abdixhiku.

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi
Lexo po ashtu Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ndryshe, në orët e pasditës ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj ka përfunduar deklaratën e tij në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Tomë Gashi, avokati i tij mbrojtës, ka shkruar se Martin Berishaj kishte paraqitur kërkesën për të dhënë deklaratë sqaruese pas disa pretendimeve që kishin dalë në media, transmeton Telegrafi.

Martin Berishaj shërben si ambasador i Kosovës në Kroaci që nga viti 2021 dhe është një nga emrat më të përfolur në stafin diplomatik.

Berishaj bëri jehonë në vitin 2022, kur u përfol në mediat sllovene nën dyshimin se ka transferuar rreth 600 mijë euro tek një kompani private në Mal të Zi. Sipas mediumit slloven, “PlanetTV” kompania private është në pronësi të tij. Pavarësisht thirrjeve për shkarkim të tij, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe vetë Berisha ka mohuar akuzat për përfshirje në skandalin financiar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori