LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet gazetarja ruse që filmoi videon e fundit të Alexei Navalnyt të gjallë

Arrestohet gazetarja ruse që filmoi videon e fundit të Alexei Navalnyt të gjallë

Gazetarja që filmoi videon e fundit të liderit opozitar rus, Alexei Navalny, pak para se ai të vdiste, është arrestuar nga autoritetet ruse.

Antonia Favorskaya ka mbuluar gjyqet e Navalnyt për disa vite dhe tani ajo është një nga gjashtë gazetaret e arrestuara vetëm këtë muaj.


Bëhet e ditur se ajo akuzohet për postim në platformat e “organizatës ekstremiste”, Fondacioni i Navalnyt Kundër Korrupsionit, ka njoftuar grupi rus i të drejtave të njeriut, OVD-Info.

Këto akuza janë mohuar nga zëdhënësja e opozitarit rus, Kira Yarmysh, e cila tha se Favorskaya nuk ka publikuar asgjë në platforma, por ajo po ndiqet nga autoritetet ruse shkaku i profesionit të saj si gazetare.

Nuk po ndalen homazhet tek varri i Navalnyt, mijëra rusë sfidojnë ligjet e Putinit
Lexo po ashtu Nuk po ndalen homazhet tek varri i Navalnyt, mijëra rusë sfidojnë ligjet e Putinit

Ndryshe, gazetarja fillimisht është arrestuar më 17 mars pasi ka vendosur lule në varrin e Navalnyt, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Ajo ka kaluar 10 ditë në burg nën akuzat për mosbindje ndaj policisë, por kur ajo periudhë ndalimi përfundoi, autoritetet e akuzuan përsëri.

Favorskaya cilësohet si një nga gazetaret ruse të shënjestruara nga qeveria e vendit si pjesë e një goditjeje gjithëpërfshirëse kundër disidencës në Rusi.

Por, përveç saj të arrestuar janë edhe Alexandra Astakhova, Anastasia Musatova, Ekaterina Anikievich dhe Konstantin Yarov.

“Më goditën, më përdredhën gishtat, më tallën kur u përpoqa të ngrihesha, më kërkuan të tregoja çantën time sikur të kisha eksploziv aty”, tha Yarov për kohën sa ishte në paraburgim.

Këto arrestime dhe tortura vijnë pasi Fondacioni i Navalnyt kundër Korrupsionit cilësohet si organizatë ekstremiste nga shteti rus, që do të thotë se njerëzit e lidhur me të mund të përballen me burgosje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
A mund ta ndryshojë ministri i ri rus i Mbrojtjes rrjedhën e luftës në Ukrainë?

A mund ta ndryshojë ministri i ri rus i Mbrojtjes rrjedhën e luftës në Ukrainë?

Botë
Blinken në Ukrainë për të dhënë një 'mesazh sigurie' ndërsa armët amerikane arrijnë në vijën e frontit

Blinken në Ukrainë për të dhënë një 'mesazh sigurie' ndërsa armët amerikane arrijnë në vijën e frontit

Botë
Ua mësynë me tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Ua mësynë me tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Evropa
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Sullivan: Shtëpia e Bardhë nuk sheh gjenocid në Gaza

Sullivan: Shtëpia e Bardhë nuk sheh gjenocid në Gaza

Amerika
Kalo në kategori