Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri
![Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Bayern-Munich-780x439.jpg)
Në verë, Bayern Munich do të tentojë të sjellë Xabi Alonson si trajner të ri, pra pasardhës për Thomas Tuchelin, i cili do të largohet nga klubi në fund të sezonit.
Megjithatë, Bayern Munich nuk është i vetmi klub që e dëshiron Alonson, ish-mesfushorin fantastik spanjoll, që është afër titullit të Bundesligës me Bayer Leverkusen dhe luan edhe në çerekfinale të Ligës së Evropës.
Liverpooli po monitoron gjithashtu Alonson si zëvendësues të Jurgen Klopp.
Nëse ai nuk e fiton garën për Alonson, Bayern duhet të ketë një alternativë, ku sipas Bild dhe Sky mund të jetë trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi,
Drejtori sportiv i Bayer Munich, Max Eberl, e dëshiron De Zerbin, por udhëheqja e klubit beson se mosnjohja e gjuhës gjermane mund të jetë problem për italianin.
Emrat tjerë që janë përmendur janë edhe Antonio Conte, Jose Mourinho, Zinedine Zidane dhe Julian Nagelsmann, për të cilët do të ishte një rikthim në bankinën bavareze.
Po ashtu një emër befasues në listë është edhe ai i Ralf Rangnick. Rangnick është përzgjedhës i Austrisë, me të cilin do të garojë në Euro 2024 në grup me Francën, Holandën dhe Poloninë.
Kontrata e tij me kombëtaren austriake është e vlefshme deri në vitin 2026 dhe është e diskutueshme nëse ai do të largohej nga posti i tij.
Por sipas mediumeve gjermane, Rangnick ka ëndërruar prej kohësh të drejtojë Bayernin.
Ai ka bërë karrierë në Gjermani me klube si Stuttgart, Hannover, Schalke, Hoffenheim, RB Leipzig, por edhe Manchester United në Angli.
Ai njihet për krijimin e sistemit fantastik të Red Bull që tërheq talentet më të mira dhe luan futboll të të shpejtë dhe tërheqës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![“Mund ta mbështesim financiarisht ekipin për 2000 vjet” – aksionari i ri i Juventusi tregon arsyen pse u fut në botën e futbollit nga kriptomonedhat](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hq720-3-380x233.jpg)
“Mund ta mbështesim financiarisht ekipin për 2000 vjet” – aksionari i ri i Juventusi tregon arsyen pse u fut në botën e futbollit nga kriptomonedhat
![Dy lojtarë të Rayo Vallecanos një zëri: Nuk e dimë pse u anulua goli ndaj Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-17-233207-380x233.png)
Dy lojtarë të Rayo Vallecanos një zëri: Nuk e dimë pse u anulua goli ndaj Barcelonës
![Për Pochettinon ai është më i mirë se Messi dhe Mbappe, por ku është zhdukur Verratti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-17-230833-380x233.png)
Për Pochettinon ai është më i mirë se Messi dhe Mbappe, por ku është zhdukur Verratti
![Real Madridi tronditë botën e futbollit, synohet ‘braktisja’ e La Ligas dhe kalimi në një ligë tjetër](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-17-134739-780x439.jpg)
Real Madridi tronditë botën e futbollit, synohet ‘braktisja’ e La Ligas dhe kalimi në një ligë tjetër
![Dy lojtarë të Rayo Vallecanos një zëri: Nuk e dimë pse u anulua goli ndaj Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-17-233207-780x439.png)
Dy lojtarë të Rayo Vallecanos një zëri: Nuk e dimë pse u anulua goli ndaj Barcelonës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hq720-3-780x439.jpg)
"Mund ta mbështesim financiarisht ekipin për 2000 vjet" - aksionari i ri i Juventusi tregon arsyen pse u fut në botën e futbollit nga kriptomonedhat
![Për Pochettinon ai është më i mirë se Messi dhe Mbappe, por ku është zhdukur Verratti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-17-230833-780x439.png)
Për Pochettinon ai është më i mirë se Messi dhe Mbappe, por ku është zhdukur Verratti
![Vinicius blen një klub ambicioz evropian - dëshiron ta fus në elitë me klubet e mëdha](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/vinicius-4-780x439.jpg)
Vinicius blen një klub ambicioz evropian - dëshiron ta fus në elitë me klubet e mëdha
![“Kur ai flet të gjithë dëgjojnë” - Tomori zbulon liderin e ri te Milani](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/TOMORI-1-780x439.jpg)
“Kur ai flet të gjithë dëgjojnë” - Tomori zbulon liderin e ri te Milani
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![“Rri i fortë dhe mos e ndal buzëqeshjen”- Getinjo mesazh mbështetës për Gjestin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-104-780x439.jpg)
“Rri i fortë dhe mos e ndal buzëqeshjen”- Getinjo mesazh mbështetës për Gjestin
![Ismajli për Newborn: E kom rujt prej tana partive – s’kom lanë mesazh të Vetëvendosjes në monument](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/534545644564-780x439.jpg)
Ismajli për Newborn: E kom rujt prej tana partive – s’kom lanë mesazh të Vetëvendosjes në monument
![Dy lojtarë të Rayo Vallecanos një zëri: Nuk e dimë pse u anulua goli ndaj Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-17-233207-780x439.png)
Dy lojtarë të Rayo Vallecanos një zëri: Nuk e dimë pse u anulua goli ndaj Barcelonës
![Kryesuesi i Konferencës së Sigurisë së Mynihut nuk arriti të ndalë lotët gjatë fjalimit lamtumirës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-172-780x439.jpg)
Kryesuesi i Konferencës së Sigurisë së Mynihut nuk arriti të ndalë lotët gjatë fjalimit lamtumirës
![Sejdiu: Thaçi e ka lexuar deklaratën e pavarësisë, nuk e ka shpallur](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/23123123333333333-780x439.jpg)
Sejdiu: Thaçi e ka lexuar deklaratën e pavarësisë, nuk e ka shpallur
![Zgjedhjet, pesë çështje kyçe me të cilat përballet kancelari i ardhshëm i Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-162-780x439.jpg)
Zgjedhjet, pesë çështje kyçe me të cilat përballet kancelari i ardhshëm i Gjermanisë