LAJMI I FUNDIT:

Mësohet e vërteta nëse Depay pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alvesin nga burgu

Mësohet e vërteta nëse Depay pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alvesin nga burgu

Tashmë është mësuar e vërteta mbi raportimet se sulmuesi i Atletico Madridit, Memphis Depay, ka paguar paratë për lirimin me kusht të Dani Alvesit nga burgu, pas dënimit për përdhunim.

Dani Alves u largua nga burgu i tij në Spanjë të hënën pasi pagoi një faturë prej 1 milion eurosh.


Ish-mbrojtësi i Barcelonës kaloi gjithsej 14 muaj në paraburgim, si gjatë gjyqit ashtu edhe pas marrjes së dënimit.

Zbulohet lojtari i famshëm që dyshohet se ka paguar 1 milionë euro për lirimin e Dani Alves
Lexo po ashtu Zbulohet lojtari i famshëm që dyshohet se ka paguar 1 milionë euro për lirimin e Dani Alves

Pas lirimit të tij doli një lajm se qenë ish-bashkëlojtari i tij, Memphis Depay, ai që ka paguar paratë e nevojshme që braziliani të lirohej.

Megjithatë, agjenti i sulmuesit holandez, Sebastien Ledure ka mohuar një gjë të tillë gjatë një prononcimi për Informativos Telecinco.

“Ky është lajm i rremë. Është një histori e rreme, aspak e vërtetë”, ka thënë Ledure.

Ndryshe, Alves u shpall fajtor për përdhunimin e një gruaje në një klub nate në dhjetor të vitit 2022. Ai u dënua me katër vjet e gjysmë burg. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Real Madridi ka filluar të punojë në transferimin e Wirtz - por ka një pengesë

Real Madridi ka filluar të punojë në transferimin e Wirtz - por ka një pengesë

La Liga
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre

Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre

Premier League
Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Ligue 1
Mediat spanjolle e konfirmojnë, ideja për të futur Joselun në lojë kundër Bayernit nuk ishte e Ancelottit

Mediat spanjolle e konfirmojnë, ideja për të futur Joselun në lojë kundër Bayernit nuk ishte e Ancelottit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori