LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet lojtari i famshëm që dyshohet se ka paguar 1 milionë euro për lirimin e Dani Alves

Zbulohet lojtari i famshëm që dyshohet se ka paguar 1 milionë euro për lirimin e Dani Alves

Pasi e pagoi shumën prej 1 milionë eurosh, Dani Alves është liruar me kusht nga burgu teksa hetimet po vazhdojnë lidhur me akuzat për dhunim.Braziliani u dënua me katër vite e gjysmë burg, por pagesa prej 1 milionë eurosh i ka dhënë atij mundësinë që të lirohet përkohësisht.

Shumë thashetheme sugjeruan se ishte babai i Neymarit ai i cili e paguajti këtë shumë për Dani Alves, por shumë shpejt ai i mohoi këto raportime përmes një njoftimi në Instagram.


Dukej se Dani Alves do të vazhdonte të qëndronte në burg pasi askush nuk shprehu vullnetin për ta ndihmuar, por tani që ajo shumë është paguar, braziliani u pa duke dalur nga gjykata së bashku me avokaten e tij Ines Guardiola.

Por, si ia doli Alves që ta gjejë këtë shumë të majme të parash për t’u liruar nga burgu?

Momentet e para të Dani Alves në liri, braziliani lirohet pas një viti e dy muaj prapa grilave
Lexo po ashtu Momentet e para të Dani Alves në liri, braziliani lirohet pas një viti e dy muaj prapa grilave

Sipas lajmeve të fundit që po qarkullojnë, është futbollisti holandez Memphis Depay ai i cili dyshohet se e ka paguar këtë shumë të parave për lirimin e Alves.

Këtë lajm e bëri të ditur një gazetar nga Katari, duke thënë se është Depay ai i cili e ka paguar shumën prej 1 milionë eurosh dhe jo dikush tjetër.

Alves dhe Depay kanë një shoqëri të mirë mes vete e cila fillet i pati kur dyshja luanin së bashku për Barcelonën në 2022./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Bundesliga
Kalo në kategori