Ish-përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Alain Giresse, do të rikthehet në një rol drejtues te kombëtarja e Gabonit.

Sipas raportimeve të mediumit francez L’Equipe, 73-vjeçari është emëruar drejtor teknik i “Panterave”, ndërsa në postin e përzgjedhësit është vendosur Sebastien Migne, i cili së fundmi e udhëhoqi Haitin në Kupën e Botës.


Për Giressen, kjo është një rikthim te Gaboni, një vend me të cilin ka një histori të veçantë. Ish-mesfushori francez e nisi karrierën si trajner pikërisht te kjo kombëtare, duke e drejtuar nga viti 2006 deri në vitin 2010.

“Kam lidhje të thella këtu. Më ka ndryshuar si person”, ka deklaruar Giresse për rikthimin e tij te Gaboni.

Giresse ishte një nga futbollistët më të vlerësuar të brezit të tij.

Ai ka luajtur për kombëtaren e Francës dhe në vitin 1982 përfundoi në vendin e dytë në garën për “Topin e Artë”, pas italianit Paolo Rossi.

Francezi e drejtoi Përfaqësuesen e Kosovës nga shkurti i vitit 2022 deri në qershor të vitit 2023.

Gjatë 14 ndeshjeve në krye të “Dardanëve”, Giresse regjistroi katër fitore, gjashtë barazime dhe katër humbje./Telegrafi/

telegrafi sport app