LAJMI I FUNDIT:

Foda flet për ndeshjen me Hungarinë: Ndeshje e vështirë, por mezi presim të luajmë në stadiumin e stërmbushur

Foda flet për ndeshjen me Hungarinë: Ndeshje e vështirë, por mezi presim të luajmë në stadiumin e stërmbushur

Franco Foda ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes miqësore që Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvilloj përballë Hungarisë të martën mbrëma.

Trajneri gjerman i Kosovës duke thënë se mezi presin përballjen me Hungarinë në stadiumin Puskas Arena që pritet të jetë i stërmbushur.


“Jemi duke u përgatitur për një ndeshje mjaft të rëndësishme. Kemi fituar ndaj Armenisë me epërsi minimale, por ka mundur të jetë fitore më e thellë. Megjithatë shënuam fitore, ndërsa tani na pret një ndeshje tjetër e rëndësishme. Mezi presim të paraqitemi në ndeshjen kundër Hungarisë në një stadium që pritet të jetë i mbushur”, tha fillimisht Foda.

Përzgjedhësi i Kosovës ka thënë se nuk do të jetë e lehtë pasi përballë kanë një përfaqësuese shumë të fortë, por që ai ka besim te grupi i tij dhe do të paraqiten mirë.

“Nuk do të jetë e lehtë, luajmë kundër një ekipi shumë të fortë. Ne zhvilluam ndeshje të mirë ndaj Armenisë, kemi skuadër që ka aftësi teknike”.

“Por do të jetë e vështirë përballja ndaj Hungarisë që udhëhiqet nga një trajner që ka treguar paraqitje të mira siç është Marco Rossi. Ne mbesim skuadër e fortë dhe kemi besim te grupi ynë”.

“Ndeshja me Hungarinë ishte aranzhuar para se unë të bëhesha trajner i Kosovës. Por ne duhet të përballemi ndaj kundërshtarëve të tillë, pasi është niveli ku ne synojmë të arrijmë dhe të luajmë në të ardhmen. Ne kemi besim dhe do të luajmë me besim përballë Hungarisë”, tha Foda.  /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Organizatorët japin detaje, zbulohet kush e goditi me shishe në kokë Novak Djokovicin

Organizatorët japin detaje, zbulohet kush e goditi me shishe në kokë Novak Djokovicin

Tenis

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Haaland thyen heshtjen dhe flet për përplasjen me Pep Guardiolën

Haaland thyen heshtjen dhe flet për përplasjen me Pep Guardiolën

Premier League
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
PSG po kërkon portier, në listë edhe ylli kosovar që po shkëlqen me pritjet e tij

PSG po kërkon portier, në listë edhe ylli kosovar që po shkëlqen me pritjet e tij

Ligue 1
Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

La Liga
Kalo në kategori