LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg pas takimit me kryeministrin slloven: Sllovenia e gatshme të rris kontributin e saj në Kosovë përmes KFOR-it

Stoltenberg pas takimit me kryeministrin slloven: Sllovenia e gatshme të rris kontributin e saj në Kosovë përmes KFOR-it

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka pritur sot në shtabin e NATO-s, kryeministrin slloven Robert Golob.

Pas takimit në një konferencë për media, Stoltenberg tha se diskutuan për situatën në Ballkanin Perëndimor, të cilin e quajti rajon me rëndësi strategjike në fqinjësinë tonë të përbashkët evropiane dhe me rëndësi strategjike për NATO-n.


“Shpërthimet e dhunës së vitit të kaluar në Kosovë ishin të papranueshme, dhe NATO u përgjigj me shpejtësi, duke vendosur 1000 trupa shtesë.  Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që KFOR-i të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij të OKB-së”, tha Stoltenberg.

Ai më tej shtoi se në këtë kohë kritike, ne të gjithë duhet të investojmë më shumë në sigurinë tonë.

“Kështu që unë i mirëpres hapat që ka ndërmarrë Sllovenia për të rritur shpenzimet e mbrojtjes”, u shpreh Stoltenberg.

I pyetur sesi do të sigurohet stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, si në Kosovë ashtu edhe në Bosnje e Hercegovicë, shefi i NATO-s u shpreh se Sllovenia për shumë vite ka kontribuar me trupat, forcat e saj në misionin tonë paqeruajtës në Kosovë dhe mirëpres njoftimin e kryeministrit Golob për të qenë gati për të rritur më tej kontributet sllovene në misionin tonë të KFOR-it. Këta janë shembuj të rëndësishëm se si Sllovenia në fakt po bën një ndryshim”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori