LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohet një aparat ultrazëri në Leposaviq, një person e kishte futur ilegalisht nga Serbia

Konfiskohet një aparat ultrazëri në Leposaviq, një person e kishte futur ilegalisht nga Serbia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar një aparat ultrazëri në Leposaviq, i cili ishte futur ilegalisht nga Serbia.

Rasti ka ndodhur ditën e shtunë, rreth orës 12:25, transmeton Telegrafi.


“Njësia policore ka ndaluar një furgon që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar në të cilin kishte të ngarkuar një aparat ultrazëri që përdoret në mjekësi, për shkak se i njëjti dyshohet se kishte hyrë nga Serbia në Republikën e Kosovës përmes rrugëve ilegale”, thuhet në njoftim.

Në konsultim me prokurorin aparati ultrazë i është dorëzuar doganës për procedura të mëtejme, ndërsa pas inicimit të rastit i dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/