LAJMI I FUNDIT:

Moti në Shqipëri, shi në formën e shtrëngatave  

Moti në Shqipëri, shi në formën e shtrëngatave  

Shqipëria të enjten do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme, ku moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh.

Reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar që në orët e para të 24-orëshit në jug të vendit, ndërkaq në orët e mesditës reshjet e shiut do të prekin pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët deri mesatar.


Herë-herë reshje do të ketë reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 8 deri 24°C, në zonat e ulëta 9 deri 26°C dhe në zonat bregdetare 11 deri 25°C . /Tch/