LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Kosova po përjeton tronditje ekonomike – Qeveri, vepro ose shko

Tahiri: Kosova po përjeton tronditje ekonomike – Qeveri, vepro ose shko

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Kosova është duke përjetuar një tronditje ekonomike, sipas tij, shkak i “shembjes” së bizneseve.

Tahiri i është drejtuar Qeverisë duke u thënë “Qeveri, vepro ose shko”.


“Me qindra biznese të vogla gjithandej Kosovës, duke përfshirë dyqane, biznese të vogla të shitjes, kafiteri, restorante janë duke u mbyllur për shkak të mungesës së konsumit”, ka shkruar Tahiri.

Tahiri ka thënë se informatat e para të tremujorit të parë të vitit 2024 rreth qarkullimit të bizneseve që operojnë në Kosovë janë “alarmante”.

“Me mbylljen e bizneseve do të shkojmë drejt rritjes së papunësisë në Kosovë që ndikon në rritjen e varfërisë dhe në uljen e nivelit të jetesës për qytetarët. Ekonomia përbën shtyllën kryesore të funksionimit të jetës në një shoqëri normale. Kjo Qeveri me retorikën e vet të luftës, me konfliktin e hapur me bashkësinë ndërkombëtare duke e mbajtur Kosovën nën sanksione, dhe duke mos pasur asnjë investim të huaj të mirëfilltë në vend, është duke e bankrotuar Kosovën”.

“Qeveri, vepro ose shko!”, ka shkruar tutje i pari i deputetëve të AAK-së./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Edil Project
Bachelorette Night në Gold Class në Cinestar Megaplex!

Bachelorette Night në Gold Class në Cinestar Megaplex!

Cinestar
EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes

EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes

Ekonomi
Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

PwC Albania and Kosovo
Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Ekonomi
​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

Ekonomi
Kalo në kategori