LAJMI I FUNDIT:

Një aligator, dyfishi i madhësisë së një njeriu, gjendet i mbajtur “ilegalisht” në New York

Një aligator, dyfishi i madhësisë së një njeriu, gjendet i mbajtur “ilegalisht” në New York

Një aligator i mbajtur në një shtëpi në New York që nga vitet 1990 është sekuestruar nga autoritetet amerikane, por pronari është zotuar të luftojë për kthimin e tij.

Oficerët mjedisor kanë kapur aligatorin 340 kg dhe 3.4 m të gjatë të quajtur Albert në një shtëpi në Hamburg, Buffalo.


Sipas departamentit shtetëror të ruajtjes së mjedisit, pronari i shtëpisë i ka lejuar njerëzit, përfshirë fëmijët, të futeshin në ujë së bashku me zvarranikun e verbër i cili kishte komplikime edhe në shtyllën e tij kurrizore, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Licenca për ta mbajtur kafshën, pronarit Tony Cavallaro i ka skaduar në vitin 2021, që do të thotë se ai është mbajtur ilegalisht.

Posa mësuan “shkallën në të cilën pronari po i rrezikonte të tjerët”, oficerët ndërmorrën veprime.

Por, Cavallaro tha se do të luftonte për kthimin e Albertit, pasi e trajtonte atë sikur të ishte fëmija i tij.

Bëhet e ditur se aligatori i është dërguar një kujdestari të licencuar derisa të gjendet një vend ku ai do të marrë kujdes të përhershëm. /Telegrafi/