Në Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorit, kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku ka bërë thirrje për bashkëpunim ndërmjet qeverisë dhe konsumatorit.
Numri i ankesave të konsumatorëve nga 1 janari i këtij viti e deri më tani sipas të dhënave të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) është gjithsej 969, prej tyre në proces janë 742, të zgjidhura 142 dhe të refuzuara 84.
Kreu i Shoqatës “Konsumatori” ka adresuar ankesa të shumta karshi pushtetit, duke thënë se Qeveria nuk po investon te konsumatorët.
“Për fat të keq, asnjë legjislaturë e qeverisë nuk ka arritur apo nuk ka dashur të ngre ura bashkëpunimi me qytetarin konsumator dhe kjo dhemb shumë aq më shumë nëse e keni parasysh faktin se qytetari konsumator është edhe taksapagues dhe gjenerues kryesues i buxhetit me të cilin e financojmë shtetin dhe ia japim në besim kompetencat qeverisë… Mungesa e bashkëpunimit shpreh edhe vetëdijen dhe kulturën, dhe po e ilustroj këtë me faktin që konsumatori është komponentë kryesore socio-ekonomike, sepse po të mos ekzistonte konsumi edhe konsumatori nuk do të kishte kuptim, nuk do të kishte kuptim as ekonomia, as tregtia, as biznesi e as qeveria”, theksoi ai.
Kaçaniku gjithashtu shtoi se dogana mund ta kontrollojë çdo produkt derisa shtoi se rastet më të shpeshta të mos kontrollimit janë prodhimet ilegale.
“Kontrollimi është detyra e doganës. Si shtetin ashtu edhe doganën e kemi themeluar për t’u kujdesur për ne që të na mbrojë. Nëse dogana dyshon se një produkt e ka kaluar kufirin në mënyre ilegale, ka të drejtë të kontrollojë gjithë territorin e Kosovës në çdo kohë dhe nuk mund ta ndalojë askush. Doganat dhe të gjithë mekanizmat e tjerë në bashkëpunim me doganën e kontrollojnë 1.5 përqindje të mallrave që hynë në baze të ekzemplarit të rëndësishëm që sipas disa statistikave konsiderohet si e mjaftueshme, por nuk është e mjaftueshme pasi ne po e shohim se një për qind e kontrollit nuk po mjafton, aq më pak duke pasur parasysh se rreth kufirit tonë ka shumë kalime ilegale, ka shumë kontrabandë. Ne akoma anën veriore të Kosovës nuk e kemi nën kontroll dhe kontrabanda është biznes shumë fitimprurës,” u shpreh ai.
Ndryshe, 15 marsi është Dita Botërore e të Drejtave të Konsumatorëve. Kosova ka ligjin e saj për mbrojtjen e konsumatorit, e cila është miratuar në qershor të vitit 2004. Ky ligj përfshin të drejtën e informimit, sigurisë dhe të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u dëgjuar./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë