LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri i Polonisë do të takohet me Macron dhe Scholz për të diskutuar ndihmën për Ukrainën

Kryeministri i Polonisë do të takohet me Macron dhe Scholz për të diskutuar ndihmën për Ukrainën

Kryeministri polak Donald Tusk, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron pritet të takohen të premten në Berlin, për të diskutuar për ndihmat për Ukrainën, shkruan Reuters.

Bisedimet, të shpallura nga Tusk dhe të konfirmuara nga një burim i qeverisë gjermane, do të jenë takimi i parë i nivelit të lartë i “Trekëndëshit të Weimarit” – një platformë bashkëpunimi politik midis Gjermanisë, Francës dhe Polonisë e krijuar në vitin 1991, transmeton Telegrafi.

“Kam biseduar me presidentin se si ne i mobilizojmë partnerët tanë në Evropë”, tha Tusk për kanalin shtetëror të lajmeve TVP Info në një intervistë të martën, pas bisedimeve me presidentin e SHBA-së, Joe Biden në Uashington.


Ukrainasit sulmojnë ndërtesën e FSB-së në rajonin rus – e godasin me dronë
Lexo po ashtu Ukrainasit sulmojnë ndërtesën e FSB-së në rajonin rus – e godasin me dronë

“Një samit i Trekëndëshit të Weimarit u thirr urgjentisht për të premten”, shtoi ai.

Scholz dhe Macron do të flasin me njëri-tjetrin fillimisht përpara se t’u bashkohet Tusk, tha një burim i qeverisë gjermane.

Takimi pason tensionin midis liderëve francezë dhe gjermanë për çështje të tilla si politika e Ukrainës, më e fundit e nxitur nga Macron që nuk përjashtoi dislokimin e trupave tokësore në Ukrainë.

Që nga formimi i qeverisë së re polake në fund të vitit të kaluar, ka pasur vetëm një takim të “Trekëndëshit të Weimarit” në nivel të ministrave të Jashtëm, por të tre vendet kanë shprehur dëshirën për të intensifikuar marrëdhëniet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori