LAJMI I FUNDIT:

Despotovski: Kemi nevojë për ristrukturim të ekonomisë, investime në teknologji dhe industri

Despotovski: Kemi nevojë për ristrukturim të ekonomisë, investime në teknologji dhe industri

Ballafaqimi me mungesën e fuqisë punëtore të Ballkanit Perëndimor kërkon qasje racionale dhe të guximshme. Duhet të shikojmë se çka mund të bëhet në rajon me resurset që janë në dispozicion, dhe jo të veprojmë pas fuqisë punëtore, tha Jovan Despotovski, drejtor i ZZHIT i cili po merr pjesë në forumin ballkanik e cila mbahet në Budapest.

Ai tha se kemi nevojë për ristrukturim të ekonomisë, investime në teknologji dhe industri që sjellin më shumë vlerë të shtuar dhe punë më të paguara.


“Dallimi në cilësi në mes vendeve të rajonit, e cila është e konfirmuar edhe sipas statistikave të produktivitetit dhe në pjesën e BPV-së për kokë banori, hap çështje kritike në lidhje me efikasitetin e fuqisë punëtorë dhe sektorin e shpërndarjes”, tha Despotovski.

Despotovski gjithashtu tha se lëvizja e lirë e fuqisë punëtore në Maqedoni, Serbi dhe Shqipëri në kuadër të Ballkanit të Hapur është një potencial i mirë që të rishikohen tregjet e fuqisë punëtore dhe të inkurajojë rritje ekonomike./Telegrafi/