LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën një person, vetaksidentohet në Poqestë të Pejës

Humb jetën një person, vetaksidentohet në Poqestë të Pejës

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në komunikacion, që ka ndodhur sot në fshatin Poqestë të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.


“Rreth orës 18:10 policia është njoftuar për një vetaksident në fshatin Poqestë të Pejës. Policia ka dalë në vend të ngjarjes, ndërsa i lënduar është dërguar në Spitalin e Pejës, ku vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar”, tha Gashi.

Më tej, ai tha se njësitet përkatëse të policisë janë në vend të ngjarjes, të cilët po i hetojnë shkaqet e vetaksidentit. /Telegrafi/