LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i motrës së komandantit legjendar Adem Jashari

Rrëfimi i motrës së komandantit legjendar Adem Jashari

Hava Gashi, e bija e Shaban Jasharit e motra e Adem e Hamëz Jasharit, ka rrëfyer për momentet me familjarët e saj.

Ajo thotë se në familjen e Jasharajve, kryefjala ishte atdhedashuria.


“Nejse ja fillun qesaj pune, të lumët ata janë metë histori për sa të është toka me njerëz, trima janë kanë boll, trima janë shku e trima kanë lënë”, dëgjohet duke thënë ajo në RTK.

Brenda dhomës ku kalon pjesën më të madhe të kohës, e ka të vendosur fotografinë e dhembjes e të krenarisë.

Për më shumë se 2 dekada, Hava, e bija e Shabanit dhe motra e komandantit Adem Jashari i kujton çdo ditë heronjtë e saj, që tash si të tillë i njeh e gjithë Kosova dhe jo vetëm.

Përshëndetja e fundit me Hamzën, sikur i la shije të idhët. Fisnikrija nuk e lë të nxjerr lot kur tregon se ashtu sic e ndjeu edhe ndodhi. Me vëllain nuk u pa më kurrë.

78-vjeçarja me krenari kujton se familjarët e saj gjithmonë ishin atdhetarë.

Ndonëse e ndjen mungesën e 20 anëtarëve të ngushtë që ranë heroikisht në Epopenë e 5, 6 e 7 marsit, ajo është e lumtur që familja u përtëri përsëri me më se 26 anëtarë.