Policia e Kosovës sot ka arrestuar disa prej anëtarëve të Partisë Socialdemokrate (PSD), të cilët kanë rezistuar të dalin nga Biblioteka Kombëtare.
Anëtarë e PSD-së u arrestuan në manifestimin e Ditës së Mësuesit në Bibliotekën Kombëtare, në të cilin do të merrnin pjesë kryeministri Albin Kurti e ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Aktivistët të cilët u arrestuan janë: Teutë Rrusta, Nol Nushi, Gëzon Kastrati, Zgjim Hyseni, Natyra Kuçi, Behar Retkoceri, Lisjan Perolli, Eliot Hashimi, Frashër Krasniqi.
Aktivistët e PSD-së i vendosën librezën me nota të dobëta ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, në Ditën e Mësuesit.
Ndryshe, Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, mirëpo të njëjtit nuk janë të qasshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251