Policia e Shtetit dhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në Shqipëri do të kenë në prej sot në dispozicion avionët pa pilot për kontrollin e territorit kundër kultivimit të bimëve narkotike, krimeve mjedisore në pyje, lumenj, ndërtime pa leje, për luftën kundër kalimit të paligjshëm të kufirit, evidentimin e mjeteve lundruese në det, kontrollin dhe monitorimin e trafikut apo incidenteve rrugore edhe nga ajri, si dhe ndjekjen e mjeteve personave në rast të ngjarje kriminale.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte sot në Bazën Ajrore në Kuçovë ku pa nga afër avionët pa pilot të Forcës Ajrore. Ai tha se Policia e Shtetit dhe IKMT do të kenë prej sot mundësinë e kontrollit në kohë reale të gjithë territorit dhe kufirit nga ajri.
“Kapaciteti i ri i Forcave Ajrore, sikurse është rënë dakord, do të përdoret edhe nga agjencitë e tjera ligjzbatuese, qoftë Policia e Shtetit, qoftë IKMT, që kanë depozituar pranë Shtabit të Përgjithshëm të FA, kërkesat specifike për përdorimin e tyre. Synimi është një kontroll më i mirë i territorit dhe nga ajri. Policia e Shtetit nevojën e ka kryesisht për monitorimin nga ajri të territorit lidhur me aktivitete apo fenomene sikurse është p.sh. kultivimi i kanabisit. Na nevojitet një koordinim mes tokës dhe ajrit për të kontrolluar sa më mirë territorin,” nënvizoi Ministri Balla.
Më tej, ai u ndal në reagimin shumë më të shpejtë në kohë, përmes avionëve pa pilot, lidhur me nevojat e policisë.
“Përmes këtij avioni pa pilot ne mund të zëvendësojmë fare mirë kontrollin nga ajri që dikur është bërë me helikopter. Procedura e futjes në veprim të avionëve pa pilot është shumë më e shpejtë sesa ajo që ishte për helikopterët. Këto beteja fitohen kur ti kursen kohë,” theksoi ministri.
Duke folur rreth mundësive të tjera të përdorimit për qëllime civile, Balla nënvizoi se “aktualisht qëllimi ynë është sezoni turistik. Na duhet të kontrollojmë përgjatë gjithë bregdetit të gjitha fenomenet, depozitimet e mbetjeve dhe çdo problematikë tjetër, se nuk janë vetëm ndërtimet pa leje, por edhe krimet mjedisore, dëmtimi i pyjeve etj..”
Sa i përket aspekteve ligjore e procedura të përdorimit të këtij mjeti të sofistikuar teknologjik në dispozicion të Forcave të Armatosura, Ministri i Brendshëm sqaroi se “brenda kësaj jave mund të dalë vendimi i qeverisë, por jemi dakordësuar me Ministrin Peleshi që të nisim tashmë nga puna, sepse është edhe porosi e Kryeministrit Rama që këtë kapacitet teknologjik shumë të rëndësishëm ta vendosim sa më shpejt në funksion, me qëllim për përdorimin në problematike të natyrës civile.”
Balla tha gjithashtu se “sot është misioni i parë, pra kemi filluar punën dhe ndaj keqbërësve sot japim një mesazh të qartë që Republika e Shqipërisë ka një kontroll të territorit në të gjithë dimensionet, përfshirë edhe nga ajri.” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rama: Vijon sekuestrimi i qumështit, bulmetrave dhe mishit pa faturë

Shqelma, grushte e kapje për flokësh – përleshen disa vajza në një pompë derivatesh në rrugën për në Matiçan

Skandal në Shqipëri, produktet me afat të skaduar riktheheshin në treg me etiketa të rreme

Shqelma, grushte e kapje për flokësh - përleshen disa vajza në një pompë derivatesh në rrugën për në Matiçan

Arrestimi i policit të dyshuar për spiunazh, Musliu: Janë gjetur dokumente të Shoqatës Ndërkombëtare të Policisë (IPA), ku janë anëtare Serbia dhe Rusia

Vala e katërt e nxehtësisë do ta godas vendin, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C

Skandal në Shqipëri, produktet me afat të skaduar riktheheshin në treg me etiketa të rreme

U takuan pa zhurmë, përfundon takimi Kurti–Limaj

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, bashkatdhetarët po presin deri në tri orë për të hyrë në Kosovë

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë