LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë të lënduarit nga shpërthimi në Lushnjë janë jashtë rrezikut për jetë

Gjashtë të lënduarit nga shpërthimi në Lushnjë janë jashtë rrezikut për jetë

Gjendja e gjashtë të lënduarve nga shpërthimi i ndodhur të premten në Lushnjë është jashtë rrezikut për jetën.

Njëri prej tyre, Ervis Sharka ka dalë nga spitali rajonal i Lushnjes të shtunën dhe do të mjekohet në banesë.


Biznesmeni rrëfen për shpërthimin në Lushnjë: Tronditja shumë e fuqishme - na ka bërë dëme në mall, dyqan e në shtëpi
Lexo po ashtu Biznesmeni rrëfen për shpërthimin në Lushnjë: Tronditja shumë e fuqishme - na ka bërë dëme në mall, dyqan e në shtëpi

Tashmë pritet që në vendngjarje të hiqet bombola e mbetur e oksigjenit e varur në vinç, pasi paraqet rrezikshmëri të lartë dhe Njësia Antieksploziv ka kërkuar ekspertë shtesë.

Kujtojmë se pasditen e së premtes, prej shpërthimit humbën jetën babë e bir të cilët po punonin në këtë kantier. Ndërkohë i shtruar te “Trauma” është deputeti Bujar Çela dhe një 42-vjeçar, të cilët i janë nënshtruar mbrëmë ndërhyrjeve kirurgjikale.

Paraprakisht dyshohet se ka qenë kontakti i vinçit me linjën e tensionit të lartë që ka shkaktuar shpërthimin e fuqishëm, duke qenë se po punohej për lëvizjen e gjashtë bombolave të oksigjenit.

Shpërthimi i fuqishëm pati pasoja disa kilometra larg zonës, ndërsa zhurma u ndje thuajse në gjithë qytetin./tvklan.al

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori