LAJMI I FUNDIT:

“Isha pjesëmarrës virtualisht”, Kurti sqaron mungesën e tij në Samitin e Tiranës

“Isha pjesëmarrës virtualisht”, Kurti sqaron mungesën e tij në Samitin e Tiranës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron për vizitë në Mbretërinë e Bashkuar, ka arsyetuar mungesën e tij në samitin “BE-Ballkani Perëndimor” që u mbajt të enjten në Tiranë.

Kurti ka arsyetuar mungesën e tij në samitin e Tiranës, duke thënë se vizita e tij në Mbretërisnë e Bashkuar dhe në Irlandë, ishte planifikuar një vit më parë.


“Përgatitjet dhe dakordimi për vizitën në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë ishin bërë në vitin e kaluar dhe për këtë arsye e kisha të pamundur të merrja pjesë në takimin e radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor Gjashtë (BP6), në Tiranë”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook, përcjell Telegrafi.

Ai tha se “megjithëkëtë, tha se në konferencën e sotme në Tiranë me titull ‘Plani i Rritjes dhe Konvergjenca’, isha pjesëmarrës virtualisht përmes një videomesazhi ku theksova mbështetjen dhe solidaritetin e Republikës së Kosovës me Ukrainën dhe popullin e saj; bashkëpunimin dhe integrimin Rajonal përmes Procesit të Berlinit bazuar në rregullat dhe vlerat e BE-së; përkrahjen dhe përkushtimin për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian që mundëson lidhjen graduale me Tregun Unik të BE-së; përkushtimin në reforma dhe pritjet për samitin e radhës të Procesit të Berlinit dhe Planin e Ri të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal (TPR)”.

Ndryshe, kryeministri Kurti është kritikuar nga opozita dhe analistë në Kosovë për mospjesëmarrje në samitin e Tiranës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Lajme
“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

Jehona Hulaj
Kalo në kategori