LAJMI I FUNDIT:

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Mbyllja e xhepave rrugorë në stacionet e autobusëve në Prishtinë, funksioni kryesor i të cilëve është siguria e udhëtarëve, nga qytetarët dhe ekspertët e komunikacionit po konsiderohet si vendim jo i duhur i komunës.

Përpara këtij vendimi, autobusët dhe automjetet tjera ndaleshin tek xhepi rrugor, ku udhëtarët hipnin apo zbrisnin, ndërsa pas mbylljes së tyre me kocka, autobusëve e automjeteve iu duhet të ndalen në mes të rrugës.

KosovaPress ka qëndruar në rrugën “Agim Ramadani”,në kryeqytet, ku në të dy anët e rrugës janë mbyllur xhepat rrugor dhe automjetet shihen duke u ndalur në rrugë. Kurse, edhe në rrugën “UÇK”, po punohet që këta vendstacione të autobusve të mbyllen me kocka.

Derisa qytetarët ankohen për këtë vendim të komunës, thonë se duhet të tërhiqet mbrapsht.

Isak Gërguri për KosovaPress thotë se me mbylljen e kësaj hapësire, udhëtarët rrezikohen dhe se po krijohet tollovi në komunikacion.

“Unë mendoj që është (vendim) pa vend. Është e dëmshme për udhëtarët, nuk është dashur të mbyllen ato vende…Nuk bën të mbyllen, sepse rrezikohen qytetarët, prandaj mendoj që është shumë e dëmshme…Edhe normal, bën tollovi në komunikacion, i pengon njerëzit. Po i marrin disa vendime jo të mira”, thotë Gërguri.

Mbylljen e hapësirës së stacioneve, qytetari Shemsedin Thaqi e quan si vendim jo të qëlluar nga kryetari i Prishtinës. Sipas tij, xhepat rrugor duhet të kthehen ashtu siç kanë qenë më herët.

“Mendoj që është një vendim jo i qëlluar i kryetarit të komunës, për faktin sepse bllokon edhe më tepër komunikacionin…Momentin e ndaljes së autobusit për t’i futur udhëtarët brenda, automatikisht bllokohet rruga. A mendoni që komuna duhet të tërhiqet mbrapsht këtij vendimi? Patjetër që duhet të tërhiqet”, shprehet Thaqi.

Njejtë mendon edhe Osman Krasniqi, derisa thotë se kjo gjë i pengon udhëtarët dhe krijon kolonë.

“Jo, nuk është (vendim) i mirë. Nuk është aspak i mirë, e pengon udhëtarin, e rrezikon në të vërtetë…Nuk kanë bërë mirë fare…Shkaktohet tollovi”, potencon Krasniqi.

Po ashtu, edhe eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti është kundër vendimit të komunës për heqjen e xhepave rrugor. Sipas tij, funksioni i tyre kryesor është siguria e qytetarëve që përdorin autobusin si mjet transporti.

Përveç që rrezikon sigurinë e qytetarëve, mbyllja e këtyre hapësirave, sipas Ahmetit mund të krijojë edhe dendësi në komunikacion.

“Xhepi rrugor është për sigurinë e udhëtarëve, xhepi rrugor, njëkohësisht edhe autobusi e liron korsinë mbrapa që na nevojitet shumë dhe njëkohësisht është siguri për udhëtarët, që janë përbrenda autobusit. Ish dashur të jetë kështu dhe çdo kund në botë është kështu. Por, ja që ka dalë një lloj modaliteti apo modeli që Komuna e Prishtinës e ka marrë këtë vendim dhe kemi qenë kundër kësaj…E kemi mësuar në fakultet dhe është literatura në komunikacion që thotë ‘mundësisht të ketë linja të verdha, korsi të verdhë për autobusë e atëherë ata janë të sigurt për marrjen e udhëtarëve dhe zbritjen e tyre. Në mungesë të këtyre linjave të verdh, ta kemi xhepin e stacionit të autobusëve…Faktikisht, gjatë kohës kur bëhet marrja dhe lënia e udhëtarëve në autobus, është një kohë që krijon dendësi në komunikacion, ka raste kur krijon edhe ngulfatje”, thekson Ahmeti për KosovaPress.

Ndërkaq, lidhur me këtë, drejtori i Kadastrës në Komunën e Prishtinës, Donat Lushaku në një prononcim për KosovaPress, thotë se ideja për t’i mbyllur xhepat rrugor ka ardhur pasi është vlerësuar se ata po përdoren nga veturat e qytetarëve apo taksitë ilegale, duke mos u dhënë hapësirë autobusëve për ndalje.

Pavarësisht pohimit të tij se kjo mund të shkaktojë kolona në trafik, Lushaku thotë se pas analizës së bërë nga Komuna e Prishtinës, bashkë me taskforcën për komunikacion, është vendosur që pothuajse të gjithë xhepat rrugor të mbyllen.

“Komuna e Prishtinës gjegjësisht edhe kryetari pasi kanë bërë edhe një analizë bashkë me taskforcën për komunikacionin, kanë ardhur në përfundim që xhepat e pritoreve apo të stacioneve të autobusëve, ku edhe ndalen autobusët për t’i marrur udhëtarët që të jenë, njëtrajtshëm të trajtohen dhe të mbyllen me idenë se ato më herët janë shfrytëzuar qoftë nga veturat e qytetarëve apo taksi ilegalë dhe nuk kanë mundur të shfrytëzohen pothuajse në shumicën e rasteve prej vetë autobusëve. Është vendosur që të gjithë xhepat e autobusëve, ku ndalen për t’i marrur qytetarët të jenë të njëjtë…Shkakton ndoshta një trafik të përkohshëm, por përderisa nuk janë shfrytëzuar si duhet dhe në raste shumë të rralla prej autobusëve atëherë është vendosur që ato mbyllen”, thotë Lushaku./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat janë dënimet për kryesit e veprës penale

Cilat janë dënimet për kryesit e veprës penale "Spiunazh", sipas Kodit Penal të Kosovës?

Lajme
Raporti i ftohtë me Ramën, Kurti: Na ndajnë qëndrimet për Beogradin

Raporti i ftohtë me Ramën, Kurti: Na ndajnë qëndrimet për Beogradin

Lajme
I dyshuari për spiunazh kishte dhënë deklaratë të paautorizuar për një televizion francez dhe i shkroi letër Kofi Ananit në OKB

I dyshuari për spiunazh kishte dhënë deklaratë të paautorizuar për një televizion francez dhe i shkroi letër Kofi Ananit në OKB

Lajme
Deputeti i LVV: Kusari-Lila nuk më përfaqëson mua politikisht as ideologjikisht

Deputeti i LVV: Kusari-Lila nuk më përfaqëson mua politikisht as ideologjikisht

Politikë
“Nuk mund të bëj gabime me Asociacionin”, Kurti: Drafti i Lajçakut të çohet në Komisionin e Venecias

“Nuk mund të bëj gabime me Asociacionin”, Kurti: Drafti i Lajçakut të çohet në Komisionin e Venecias

Lajme
Dalin detaje të reja: Kujt i raportonin të dyshuarit për spiunazh?

Dalin detaje të reja: Kujt i raportonin të dyshuarit për spiunazh?

Lajme
Kalo në kategori