LAJMI I FUNDIT:

Kishte përballë edhe lojtarë si Messi dhe Ronaldo – por Kimmich zgjodhi ish-dështakun e Chelseat si kundërshtarin më të vështirë

Kishte përballë edhe lojtarë si Messi dhe Ronaldo – por Kimmich zgjodhi ish-dështakun e Chelseat si kundërshtarin më të vështirë

Ylli i Bayern Munichut, Joshua Kimmich, e ka cilësuar ish-dështakun e Chelseat, Alvaro Moratan, si kundërshtarin më të ashpër që ka hasur ndonjëherë. Reprezentuesi i Gjermanisë është përballur me të mëdhenjtë e futbollit të ditëve moderne si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Kylian Mbappe dhe Neymar ndër të tjerë.

Megjithatë, ai ka pohuar se spanjolli ishte sulmuesi më i ashpër me të cilin është përballur ndonjëherë.Kimmich ka pohuar se kombinimi i forcës, teknikës dhe ritmit të ish-sulmuesit të Bluve e bën atë një kërcënim të vërtetë për kundërshtarët.

Ylli i Bayern Munichut tha për Daily Mail: “Ishte shumë e vështirë të luash kundër tij sepse ai ka një trup shumë të fortë, është shumë i shpejtë dhe ka një teknikë të mirë. Nuk ishte e lehtë të luash kundër tij”.


Kimmich u përball me Moratan në gjithsej tri raste, duke fituar një herë dhe duke barazuar dy herë. Ai u përball me të dy herë në Ligën e Kampionëve 2015-16 kur spanjolli ishte në Juventus dhe një herë në Kupën e Botës 2022. Spanjolli shënoi një herë dhe dha dy asistime në ato ndeshje.

Alvaro Morata tregoi shenja për t’u bërë një sulmues fantastik në ditët e tij të hershme si lojtar, por nuk e ka arritur plotësisht potencialin e tij. Megjithatë, ai ende ka krijuar një karrierë mjaft solide pavarësisht se nuk ka qenë në gjendje të vendoset shumë gjatë në ndonjë klub.

Spanjolli ishte në Atletico Madrid, Getafe dhe Real Madrid si i ri përpara se të depërtonte në skuadrën e parë të Los Blancos. Ai aktualisht është pjesë e Atletico Madridit. Ai ishte rikthyer në dy raste te Juventusi dhe Real Madridi dhe gjithashtu pati një periudhë të paharrueshme me Chelsean në Ligën Premier.

Morata iu bashkua Bluve në vitin 2017 nga Juventusi për një tarifë rekord të atëhershëm të klubit prej rreth 60 milionë euro. Ai arriti të gjente rrjetën vetëm 24 herë në 72 ndeshje për skuadrën perëndimore të Londrës, ndërsa dha gjashtë asistime. Ai ka 34 gola për Spanjën në 69 paraqitje dhe është kapiteni aktual i La Roja. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

La Liga
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Premier League
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Premier League
Kalo në kategori