LAJMI I FUNDIT:

Rama: Plani i ri i rritjes, platformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen tonë në BE

Rama: Plani i ri i rritjes, platformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen tonë në BE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë të përbashkët me komisionarin për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka thënë se Plani i ri i rritjes së BE-së, është rezultat i dialogut dhe i nxitjes nga ana jonë për tu dëgjuar dhe për t’u kuptuar.

“Kemi arritur këtë objektiv shumë të rëndësishëm, për të futur në procesin tradicional të integrimit diçka të re që mund të na qoj në një nivel tjetër shumë më shpejtë.


Plani i ri i rritjes është një platformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen tonë në BE. Është një instrument që do ta bëjë këtë proces të prekshëm për njerëzit”, tha Rama.

Ai përmendi si shembull koston e transaksioneve financiare.

“Solla shembullin e kostos së transaksioneve financiare, ne në Shqipëri dhe vendet e rajonit kemi shumë njerëz që jetojnë dhe punojnë jashtë e të cilët vazhdojnë të ndihmojnë të afërmit e tyre. Për çdo para që ata dërgojnë kostoja e transaksionit është 6 herë më e lartë krahasuar me koston e transaksionit mes vende anëtare të BE-së

Plani i ri i rritjes do të na lejojë ta sjellim këtë kosto në të njëjtin nivel me atë të shteteve anëtare të BE-së”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se me këtë do të kursejmë gjysmë miliard euro, do të kursehen nga xhepat e qytetarëve tanë dhe nga kostot e bizneseve tona.

“Dhe kjo është vetëm një prej këtyre gjërave dhe ka shumë të tjera që janë pjesë e këtij plani të ri të rritjes…”, tha Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori