Marco Reus mund të largohet përfundimisht nga Dortmundi gjatë verës pas 12 vitesh pjesë e tyre
Marco Reus mund të largohet përfundimisht nga Borussia Dortmundi në verë pas 12 vitesh në klub, sipas raportimeve të fundit.
Reprezentuesi gjerman iu bashkua Dortmundit në verën e vitit 2012 nga Borussia Monchengladbach, dhe ka shënuar plotë 167 gola në të gjitha garat gjatë kësaj kohe.
Ai gjitashtu ka bërë mbi 400 paraqitje me Dortmundit, në disa raste si kapiten i ekipit, dhe është ende pjesëtar i rregullt i ekipit ani pse në moshën 34-vjeçare.
Reus kishte nënshkruar një kontratë njëvjeçare në muajin prill për të qëndruar në ekip deri në verën e vitit 2024, por ende nuk ka nënshkruar një kontratë të re për ta zgjatur atë edhe më tutje.
Sipas asaj që raporton Foot Mercato, një numër i madh klubesh janë të interesuara për të nënshkruar me sulmuesin si lojtar i lirë, nëse kontrata e tij skadon në qershor.
Është pretenduar se disa klube që bëjnë garë në MLS e kanë joshur Reusin për të kaluar në Shtetet e Bashkuara, teksa edhe ish-klubi i tij Monchengladbach e ka konsideruar rikthimin e tij.
34-vjeçari momentalisht është i lirë për të diskutuar me klubet e huaja, pasi ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij aktuale me Dortmundin./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bayern Munich befason të gjithë – nis bisedimet me trajnerin e Ligës Premier ekipi i të cilit ra nga elita
Kush do të shpallej kampion në Ligën Premier nëse nuk do të përdorej VAR-i këtë edicion
Mikel Arteta tregon dy ndeshjet kryesore këtë sezon që i kushtuan Arsenalit humbjen e titullit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251