LAJMI I FUNDIT:

“Do të luaj sërish për Gjermaninë”, Toni Kroos njofton rikthimin në kombëtare

“Do të luaj sërish për Gjermaninë”, Toni Kroos njofton rikthimin në kombëtare

Lojtari i Real Madridit, Toni Kroos, ka njoftuar në llogarinë e tij në Instagram se do të veshë sërish fanellën e Kombëtares Gjermanisë.

Mesfushori gjerman i dha fund karrierës nderkombetare para disa vitesh, por tashmë ka vendosur të rikthehet përsëri në ekipin e Panzerëve.


Është vet Kroos, i cili me anë të një postimi në profilin e tij privat ka njoftuar se do të kthehet të luajë për Gjermaninë nga muaji mars.

View this post on Instagram

A post shared by Toni Kroos (@toni.kr8s)

“Në mars do të luaj sërish për Gjermaninë”, ka njoftuar fillimisht Kroos, duke vazhduar të arsyetoj vendimin e tij.

“Pse? Për shkak se u pyeta nga trajneri i kombëtares, jam në formë dhe jam i sigurt që me ekipin në Kampionatin Evropian është e mundur shumë më tepër nga sa besojnë shumica!”, përfundoi mesfushori gjerman.

Ndryshe, Kroos ka luajtur plotë 106 ndeshje me Gjermaninë, ku ka shënuar 17 gola dhe ka fituar Kupën e Botës më 2014. /Telegrafi/