LAJMI I FUNDIT:

Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, Konjufca mbrohet në heshtje

Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, Konjufca mbrohet në heshtje

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, në seancën e së mërkurës në gjykimin ky po akuzohet për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend, zgjodhi të mbrohet në heshtje.

“Zonja gjyqtare, deklaratën kryesore e kam dhënë në fazat e mëhershme të këtij procesi, asaj i përmbahem. Kështu që po e zgjedhi këtë opsionin e mbrojtjes në heshtje të cilin ma mundëson edhe ligji”, tha Konjufca.


Gjatë kësaj seance, janë elaboruar provat materiale të propozuara në aktakuzë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në këtë seancë, u aprovua propozimi i prokurorit Besart Mustafa që si provë të administrohet procesverbali i mbledhjes së kryesisë së Kuvendit më 10 gusht 2016.

“Ku je kryetar, a je a qysh je a”, “Qysh me i kry bre këto procese se unë amater” – Lekaj e Konjufca shkëmbejnë batuta para fillimit të seancës gjyqësore
Lexo po ashtu “Ku je kryetar, a je a qysh je a”, “Qysh me i kry bre këto procese se unë amater” – Lekaj e Konjufca shkëmbejnë batuta para fillimit të seancës gjyqësore

Ndërkaq deputeti Pal Lekaj, deklaroi se nuk i kujtohet nëse në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të mbajtur më 10 gusht 2016 ishte hedhur gaz lotsjellës dhe ishte ndërprerë ajo mbledhje.

Këtë deklarim, Lekaj e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Besart Mustafa në gjykimin ndaj kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Nuk më kujtohet që është ndërprerë dhe nuk kam njohuri që është ndërprerë një mbledhje e kryesisë”, tha Lekaj.

I pyetur se a është hedhur gaz lotsjellës, Lekaj tha “Nuk më kujtohet”.

Lekaj edhe më pas e përsëriti që nuk i kujtohet nëse është ndërprerë mbledhja e kryesisë.

Më pas, seanca u ndërpre me kërkesë të mbrojtëses së Konjufcës, avokates Arbnora Zeqiri, në mënyrë që të ketë mundësi të përgatitet për fjalën përfundimtare. /BetimipërDrejtësi/