LAJMI I FUNDIT:

“Jeta ime është më e mirë se e jotja” – Pep Guardiola shpjegon pse kurrë nuk donte të bëhej gazetar, ndërsa del në përkrahje të Erling Haaland

“Jeta ime është më e mirë se e jotja” – Pep Guardiola shpjegon pse kurrë nuk donte të bëhej gazetar, ndërsa del në përkrahje të Erling Haaland

Pep Guardiola ka shpjeguar pse ai kurrë nuk i kritikon sulmuesit kryesorë pasi Erling Haaland i solli fitoren Manchester Cityn ndaj Brentford.

Haaland heshti kritikët e tij pas një paraqitjeje me gabime kundër Chelseat në fundjavë duke shënuar golin e vetëm në një ndeshje që u kthye në të komplikuar ndaj ekipit të Thomas Frank.


Guardiola kujtoi këshillat që një gazetar i kishte dhënë dikur dhe shpjegoi pse nuk do të donte kurrë të komentonte futbollin si profesion.

“Kur isha i ri, nuk isha gazetar, por një mik i vjetër më tha ‘golashënuesit më të mirë shënojnë shumë gola, mos i kritiko, ai do të të mbyllë gojën’”, deklaroi Guardiola në konferencë për shtyp.

Guardiola shpjegoi se Haaland kishte qenë duke u marrë me vdekjen e gjyshes së tij, ndëras shtoi se nuk kishte asnjë lojtar për të cilin do të preferonte t’i jepej një shans sesa norvegjezit, pavarësisht nga gabimet e tij të fundit.

“Herët a vonë ai është aty. Ka qenë dy muaj jashtë, ka humbur gjyshen, nuk është e lehtë për një njeri. Nëse më duhet të zgjedh një lojtar [për t’i dhënë një shans], do të zgjidhja këtë”.

I pyetur se pse ai kurrë nuk ka dashur të bëhet gazetar nga një gazetar në konferencën për shtyp, Guardiola u përgjigj: ” Unë jam një trajner. Jeta ime është më e mirë se e jotja. Asgjë personale me ty”.

Kampionët u ngjitën në vendin e dytë në Ligën Premier falë fitores dhe tani janë vetëm një pikë prapa liderit Liverpool. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Ligue 1
Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Premier League
Plani gjenial i Real Madridit për ta ndihmuar Viniciusin ta fitojë Topin e Artë

Plani gjenial i Real Madridit për ta ndihmuar Viniciusin ta fitojë Topin e Artë

La Liga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Xavi aprovon transferimin e parë të verës – lojtari po pret ta nënshkruajë kontratën

Xavi aprovon transferimin e parë të verës – lojtari po pret ta nënshkruajë kontratën

La Liga
Kalo në kategori