LAJMI I FUNDIT:

Ish-trajneri i David Raya zbulon ‘armën sekrete’ të portierit spanjoll e cila ndikon në paraqitjet e tij

Ish-trajneri i David Raya zbulon ‘armën sekrete’ të portierit spanjoll e cila ndikon në paraqitjet e tij

Ish-trajneri i portierëve tek Blackburni, Steven Drench, njëherësh ish-trajner i portierit të Arsenalit, David Raya, ka thënë se duart gjigante të reprezentuesit spanjoll janë njëra nga arsyet kryesore që e kanë ndihmuar atë të bëhet një portier i suksesshëm.

Raya u transferua tek Blackburni në vitin 2012, asokohe vetëm 12-vjeçar dhe që nga atëherë e ka kaluar karrierën e tij në Angli.


Drench tani ka folur për mënyrën se si reprezentuesi spanjoll i cili tashmë luan tek Arsenali, ishte transferuar tek Blackburni atëbotë.

“Edhe në atë moshë të re, larg shtëpisë së tij në Kataloni, Raya ka dhënë shenja se ai ishte në gjendje të mbërrinte nivelet më të larta të futbollit”, ka thënë Drench.

“Ai ndoshta nuk e ka pasur gjatësinë e zakonshme të portierëve të mëdhenj, por ai kishte gjithçka tjetër; eksplozivitetin, shkathtësinë, disiplinën dhe natyrisht, këto duar gjiganta, ‘sikur lopata’”, u shpreh ai.

“Kur ai ishte 16-vjeçar ia shërbeja topin atij njësoj sikur do të bëja për një 18-vjeçar dhe ai ishte në gjendje të mbronte gjithçka. Duart e tij ishin aq të mira dhe aq të mëdha”, përfundoi Drench.

Arsenali nuk e përjashton mundësinë e shitjes së Sakas, por vetëm nëse thyhet rekordi i klubit
Lexo po ashtu Arsenali nuk e përjashton mundësinë e shitjes së Sakas, por vetëm nëse thyhet rekordi i klubit

Raya është lënë të kuptohet se vesh dorëzat e portierit me numër 11, një ndër numrat më të mëdhenj të dorëzave.

28-vjeçari ka qenë mjaft solid që prej fillimit të 2024, teksa ka pësuar vetëm dy gola në pesë ndeshjet e tij të fundit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tyson Fury vs Oleksandr Usyk - edhe pak minuta kanë mbetur për meçin e madh

Tyson Fury vs Oleksandr Usyk - edhe pak minuta kanë mbetur për meçin e madh

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Cristiano Ronaldo dhe Anthony Joshua prezent në meçin e shumëpritur mes Fury dhe Usyk

Cristiano Ronaldo dhe Anthony Joshua prezent në meçin e shumëpritur mes Fury dhe Usyk

Boks
Kujtojmë boksierin shqiptar që ishte bërë shkaktar i anulimit të meçit mes Fury dhe Usyk

Kujtojmë boksierin shqiptar që ishte bërë shkaktar i anulimit të meçit mes Fury dhe Usyk

Boks
Deçiqi i Tuzit, kampioni në Mal të Zi për herë të parë në histori

Deçiqi i Tuzit, kampioni në Mal të Zi për herë të parë në histori

Ligat tjera
Superkompjuteri zbulon rezultatin e meçit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Superkompjuteri zbulon rezultatin e meçit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori