Pas zjarrit që një natë më parë përfshiu një pjesë të objektit të Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë dyshimet janë që kjo erdhi nga një gacë e cigares, si shkak i pakujdesisë së një banori.
Kështu tha në një prononcim për media kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka.
Beka tha se një dhomë është dëmtuar dhe një pjesë tjetër e objektit është tymosur.
“Është faktori njeri nga pakujdesia, sigurisht nga konsumimi i duhanit i ka rënë gaca. Nuk ka asnjë burim tjetër të mundshëm se nga ka ardh zjarri tek dhoma e banorëve. Një dhomë është dëmtuar, pjesa tjetër është tymosur”, tha Beka.
Ndërkaq, siç tha ai “Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, vetëm të asfiksuar nga tymi”.
“Qysh ka qenë rreziku i mundshëm ka kaluar me pasoja minimale. Tash organet komunale së shpejti do të vendosin se çka tutje”, ka thënë Beka.
Ai tregoi se janë djegur dy shtretër dhe një dollap.
“Pa vetëdije e ka bërë pasi banori pasi ka probleme shëndetësore dhe shikimin e ka të dobët dhe nuk e ka ditur se çka ka bërë”, tregoi Beka.
Ndërkaq, ekipi i Telegrafit ishte sot tek Shtëpia e të Moshuarve dhe aty të pranishëm ishin drejtoresha Raze Aliçkaj, drejtoresha për Mirëqenie Sociale, Adelinë Sahiti, si dhe hetues të zjarreve, mirëpo asnjëri nga ta nuk pranoi të prononcohej deri në kryerjen e procesit.
Ndryshe, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Telegrafin se disa persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të vështirësisë të frymëmarrjes nga tymi.
“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, saktësisht në shtëpinë e pleqve. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Zjarri është lokalizuar dhe bazuar në informatat e deritanishme, raportohet për persona që kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështirësisë së frymëmarrjes nga tymi”, ka thënë Ahmeti.
Pas incidentit të zjarrit i cili ndodhi në Shtëpinë e të Moshuarve, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama bashkë me nënkryetaren Jehona Lushaku dhe ekipin përkatëse të drejtorëve, të hënën në mbrëmje vizituan vendin e ngjarjes.
Sipas njoftimit të komunës, pas konsultimeve me ekipin e urgjencës mjekësore, zjarrfikësve dhe ekipit për siguri dhe emergjenca u mor vendim që të moshuarit për çështje sigurie, derisa të bëhet pastrimi i objektit, të zhvendosen në hotel.
“Sa i përket shkaqeve të incidentit të zjarrit, njësitë relevante policore janë duke u marrë me rastin”, thuhej në njoftim.
Ndërkaq Rama para mediave tha se të gjithë banuesit në Shtëpinë e të Moshuarve, janë evakuuar dhe do të dërgohen në hotel.
“Të gjithë janë mirë në aspektin shëndetësorë, mjekët janë këtu për të konfirmuar se të gjithë janë mirë. Isha në inspektim së bashku me ekipin dhe vendosëm për çështje sigurie që banorët sot me i largu dhe me i dërguar në një hotel”, ka deklaruar Rama. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për “vlerësim” në Gjykatën Kushtetuese?
Nëse degradimi i liqenit të Ohrit vazhdon, speciet endemike do të zhduken
Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë
Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë